Burime LigjoreKontratat & TransaksionetKontrata Individuale e Punës

November 17, 20210
http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2021/11/Blue-Modern-Job-Vacancy-Instagram-Post-1.png

Më parë kemi trajtuar në terma të përgjithshëm të drejtën për punë dhe kontratën e punësimit. Prandaj, në këtë blog do të shpjegojmë konceptin e kontratës individuale të punës sipas legjislacionit shqiptar.

 

Cilët janë elementët e domosdoshëm që duhet të përmbajë një kontratë individuale pune?

 

Minimumi i të drejtave të punëmarrësve që parashikohen nga ligji janë të garantuara edhe nëse nuk ekziston një kontratë punë e shkruar. Gjithsesi, punëdhënësi duhet të këtë disa dokumenta që vërtetojnë ekzistëncën e marrëdhëniës së punës dhe kohën e nisjës së saj. 

Këto dokumenta janë:

  1. Libreza e sigurimeve shoqërore dhe shëndëtësore; 
  2. Libreza e punës; 
  3. Llogaria bankare ku kalon paga;
  4. Listpagesa që duhet të dorëzohet nga punëdhësi në organet tatimore, dhe 
  5. Deklarimet në zyrat e punësimit.

Kontrata duhet të jëtë e shkruar dhe të përmbajë këto element:

  1. Identitetin e palëvë;
  2. Vendin e punës; 
  3. Përshkrimin e përgjithshëm të punës; 
  4. Datën e fillimit të punës;
  5. Kohëzgjatjen, kur kontrata është lidhur me afat të caktuar;
  6. Afatin e njoftimit për zgjidhjen e kontratës;
  7. Elementët përbërës të pagës dhe datën e dhënies së saj;
  8. Kohën normale javore të punës;
  9. Referenca në kontratën kolektive në fuqi (nëse ka);
  10. Periudhën e provës, si dhe 
  11. Llojet dhe procedurat e masave disiplinore(nësë nuk ka kontratë kolektive).

Kontrata duhet të lidhet brënda 7 ditëvë nga dita e punësimit, nësë nuk është lidhur prej momentit të nisjes së punës.

Palët mund të parashikojnë në këtë kontratë më shumë elementë se ato që parashikon ligji, por është e domosdoshme që të drejtat dhe detyrimet minimale të sanksionuara në ligj të jenë pjesë e kontratës. 

Për shembull: Palët mund të vëndosin pagë më të lartë se paga minimale e përcaktuar apo më shumë se 4 javë kalendarike pushime vjetore, etj.

 

Cilat janë detyrimet e punëmarrësve në punë?

 

Përfitimet: Punëmarrësi duhet të japë llogari për çfarëdolloj përfitimi që është marrë gjatë veprimtarisë së punës së tij, dhe duhet ti kthejë punëdhënësit të gjitha sendet apo shumat e parave të marra, përvec dhuratave që i janë dhënë atij përsonalisht.

Zbatimi i Rregullave: Punëmarrësi duhet të ketë dijëni për:

  • Detyrimet e përcaktuara në kontratën e punës që ka nënshkruar me punëdhënësin; 
  • Rregulloren e brëndshme të punës, dhe/ apo 
  • Rregulla të tjera të përcaktuara nga punëdhënësi. 

Punëmarrësi është i detyruar të respëktojë rregullat dhe udhëzimet që i jëp punëdhënësi, përvëc atyre rregullave dhe udhëzimeve që ndryshojnë kushtet e kontratës. Ndryshimi i kontratës duhet të bëhet vetëm me marrëvëshje midis palëvë. Gjithashtu, punëmarrësi nuk është i detyruar të zbatojë ato urdhëra apo udhëzime që dëmtojnë shëndetin apo jetën e tij (Neni 23 i Kodit të Punës).

Besnikëria: Punëmarrësi duhet të ruajë interesat e ligjshëm të punëdhënësit me besnikëri. Ai duhet ta ndihmojë punëdhënësin në raste fatkeqësie apo rreziku, sipas mundësive që ka. Punëmarrësi duhet të veprojë me besnikëri ndaj punëdhënësit si gjatë orarit të punës dhe jashtë orarit të punës. 

Shkelja e besnikërisë përbën shkak për zgjidhjen e menjëhërshme të kontratës në mënyrë të justifikuar. Sidoqoftë, ky detyrim kufizohet me detyrimin ndaj shtetit dhe detyrimin e punëdhënësit për të respektuar personalitetin e punëmarrësit. Gjithashtu, punëmarrësi ka të drejtë të raportojë në organet kompetente për çdo vepër penale, shkelje kontrate apo legjislacioni nga punëdhënësi për të cilat ai është vënë në dijeni. (Neni 26 i Kodit të Punës)

Konflikti i Interesit: Punëmarrësi nuk duhet të kryejë një punë tjetër të paguar nga të trëtë, nësë është në dëmtim të punëdhënësit apo i bën konkurrencë atij. Punëmarrësi që ka mbushur moshën 18 vjeç, duhet të betohet me shkrim që pas përfundimit të marrëdhënieve të punës, nuk do ti bëjë konkurrencë punëdhënësit.

 Kjo marrëvëshje është e vlefshmë në rastet kur punëmarrësi ka pasur akses në informacione të tilla si sekretet e fabrikimit ose të veprimtarisë së punëdhënësit dhe përdorimi i këtyre sekreteve do i shkaktonte një dëm të rëndë punëdhënësit. 

Punëdhënësi mund të kërkojë zbatimin e kësaj marrëvëshjeje vëtëm në rast se i ofron punëmarrësit, gjatë përiudhës së ndalimit, jo më pak se 75% të pagës që ai do kishte përfituar nësë do vazhdonte të punonte për punëdhënësin. Kur paga nuk është e ndryshueshme, shpërblimi llogaritet mbi bazën e pagës mesatare të vitit të mëparshëm dhe indeksohet (Neni 28 i Kodit të Punës).

Punëmarrësi, nësë shkel ndalimin e konkurrencës, duhet të shpërblejë dëmin që i është shkaktuar punëdhënësit. Punëmarrësi mund të vazhdojë vëprimtarinë konkurruese pasi është paguar gjoba dhe diferenca ndërmjet gjobës dhe dëmit të shkaktuar, nëse në marrëvëshje është parashikuar dënimi me gjobë. 

Gjykata mund ta pakësojë gjobën nësë ajo është e tepruar, duke marrë parasysh rrethanat e shkeljes. Punëdhënësi mund të kërkojë përvec shpërblimit me gjobë, dhe ndalimin e veprimtarisë konkuruese duke marrë parasysh interesat e cënuara të punëdhënësit dhe sjelljen e punëmarrësit (Neni 31 i Kodit të Punës).

Konfidencialiteti: Gjatë vëprimtarisë së punës si dhe pas mbarimit të saj, punëmarrësi duhet të ruajë si sekret disa fakte si sekretet e veprimtarisë apo prodhimit për të cilat ai ka pasur dijeni gjatë punës. 

Dëmshpërblimi: Punëmarrësi, në raste të shkeljes së dëtyrimeve kontraktuale me dashje apo nga pakujdesia, duhet të përgjigjet ndaj punëdhënësit për dëmin që i është shkaktuar atij. Punëmarrësi duhet të tregojë kujdes në raport me njohuritë teknike dhe aftësitë/cilësitë e tij të cilat punëdhënësi duhet ti njohë apo duhet ti kishte njohur. 

Nëse dëmi është shkaktuar për shkak të kryerjës së punës dhe në mënyrë të pandashme nga puna, atëherë ky dëm përballohet nga punëdhënësi. Dëmi përfshin dëmin real dhe fitimin e munguar Neni 27 i Kodit të Punës).

 

Cilat janë detyrimet e punëdhënësit në një marrëdhënie pune?

 

Mbrojta: Punëdhënësi duhet te respektojë dhe mbrojë personalitetin e punëmarrësve, në raport me punën, dhe të marrë masa për garantimin e mbrojtjes së shëndetit mendor dhe fizik të punëmarrësve. Punëdhënësi nuk duhet të ngacmojë punëmarrësin me veprime që kanë për qëllim dhe sjellin si pasojë degradimin e kushteve të punës që pasjellin cënimin e të drejtave dhe dinjitetit të përsonit dhe dëmtojnë shëndetin e tij fizik, mendor ose të ardhmen ë tij profesionale.

Punëdhënësi duhet të vëjë në dijeni punëmarrësit për rrëziqe nga zjarri apo shpërthime te ndryshme si dhe për mjetet mbrojtëse per parandalimin e këtyrë rreziqeve. Punëdhënësi duhet ti mësojë punëmarrësve si të përdorin fikëset apo mjetet e tjera kundër zjarrit si dhe ti tregojë rrugët e daljës në rast zjarri duke organizuar të paktën një hërë në vit ushtrime të luftës kundër zjarrit dhe mënyrën e evakuimit të përsonave (Neni 66 i Kodit të Punës).

Ndalimi i Ngacmimit: Punëdhënësi duhet të sigurojë ndalimin e ngacmimit moral apo seksual prej punonjësit apo ndaj tij dhe duhet të parandalojë cdo qëndrim që cënon dinjitetin e punëmarrësit. Punëdhënësi nuk duhet të kryejë vëprime që përbëjnë shqetësime seksuale për punëmarrësin dhe duhet të ndalojë kryerjën e shqetësimeve të tilla nga punëmarrësit e tjerë.

 Shqetësimet seksuale përfshijnë cdo formë sjelljeje, me fjalë apo vepra fizike apo simbolike me natyrë seksuale, që kanë si qëllim cënimin e dinjitetit personal duke krijuar një mjedis kërcënues, poshtërues dhe fyes për punëmarrësin. Mund të kryhet nga punëdhënësi kundrejt punëmarrësit ose midis punëmarrësve.  

Punëmarrësi nësë ankohet që është ngacmuar në një nga mënyrat e mësipërme, duhet të paraqesë fakte ndaj përsonit të cilit i adresohet ankesa. Punëmarrësi që ankohet së është ngacmuar nuk duhet të largohet nga puna, të pënalizohet pa arsye, apo të diskriminohet dhe të jëtë viktimë e shqetësimeve seksuale dhe ngacmimeve.

Paga dhe Kontributet: Punëdhënësit janë të detyruar të mbajnë regjistra të pagave dhe derdhjes së kontributeve çdo muaj për të gjithë punëmarrësit dhe ta paraqesin këtë regjistër cdo rast që kërkohet nga inspektorët e punës dhe të administratës tatimore. 

Ne regjistër duhet të shënohet data e fillimit të punës, kohëzgjatja e pushimit që i takon, datat në të cilat janë marrë pushimet dhe pagën e dhënë për pushimet vjetore të paguara, për sëcilin punëmarrës. Duhet të mbahet dhe libri i aksidenteve të punës.

 

Cilat janë pasojat e mungesës së një kontrate individuale të punës?

 

Mbrojtja e të drëjtave të punëmarrësit bëhët më e vështirë në rastin e mungesës së një kontrate individuale pune të shkruar. Legjislacioni nuk mund të parashikojë cdo rast specifik të proceseve të punës dhe problematikat që mund të lindin gjatë punëve në fusha të ndryshme dhe sektorë të ndryshëm. Për këtë shkak, kontrata individuale e punës përshkruan kushtet e punës, të drejtat dhe detyrimet përkatëse dhe rastet e zgjidhjës së kontratës. 

Mungesa e kësaj kontrate e dëmton punëmarrësin nga ana ligjore dhe praktike sepse pretendimet e punëmarrësit në rast mosmarrëveshjeje midis palëvë janë më të vështira për tu provuar. Ndërsa mungësa e një kontrate të shkruar mund ta dëmtojë punëdhënësin ligjërisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020