Çfarë është një kontratë?
Kontrata është veprimi juridik me anë të të cilit një ose disa palë krijojnë, ndryshojnë ose shuajnë një marrëdhënie juridike. Palët në kontratë përcaktojnë lirisht përmbajtjen e saj, brenda kufijve të vendosura nga legjislacioni në fuqi.
Kontratat mund të lidhen midis njerëzve edhe nëse nuk janë parashikuar shprehimisht në ligj. Megjithatë, ato janë të vlefshme vetëm nëse nuk vijnë në kundërshtim me parimet e përgjithshme të së drejtës dhe me interesat e palëve. Për shembull, palët mund të lidhin një kontratë për marrëdhenie bashkëpunimi e cila nuk është rregulluar specifikisht nga ligji.
Çdo kontratë ka qëllim mbrojtjen e arsyeshme të interesave që palët dëshirojnë të realizojnë. Përputhja e vullneteve në mënyrë sa më të natyrshme është një kusht i rëndësishëm që çdo detyrim i kontratës të përmbushet.
Baza ligjore: Kontratat kryesisht rregullohen nga Kodi Civil Shqiptar.