Zgjidhni një ditë këtë muaj për të llogaritur të gjitha orët që shpenzoni duke bërë kërkimin ligjor dhe hartim dokumentash.
Atë që u tha më sipër, mos e konsideroni më! Legit ka përgjigjen për ju! Punëtori mesatar shpenzon 11.2 orë në javë duke u marrë me krijimin dhe menaxhimin e dokumenteve. Për informacionin tuaj, 6 prej këtyre orëve janë tërësisht të pavlera. Ndiheni të lodhur? Nëse po, dijeni që mjetet elektronike mund të ndihmojnë!
Dokumentet elektronike, nënshkrimet elektronike dhe nënshkrimet dixhitale nuk janë zgjidhje të kohëve të fundit, as risi në kuadrin ligjor (në legjislacionin shqiptar gjithashtu).
Digjitalizimi ka dimensionuar prej kohësh mënyrën se si Kompanitë praktikojnë biznes. Në ditët e sotme mjeteve elektronike i është dhënë njohje e gjerë nga legjislacionet kombëtare dhe ndërkombëtare.
Praktika të përsos, prandaj qëllimi i ligjit kuptohet më mirë kur zbatohet. Në një postim të mëparshëm mund të informoheni më shumë mbi mjetet elektronike më efektive. Kontratat online janë një prej tyre.
Këto lloj kontratash janë të hartuara dhe përfunduara tërësisht në internet:
- Marrëveshjet e Partneritetit
- Kontratat e Punës
- Marrëveshjet e Shitësve
- Marrëveshjet e Konsulentëve
- Kontratat e Qirasë
- Marrëveshja e Qirasë së Shtëpisë
- Marrëveshjet e Konsultimit
- Kontratat e Pavarura
- Marreveshjet e Konfidencialitetit
- Çdo dokument i burimeve njerëzore (marrëveshjet e mandatit, kontratat e shërbimeve të veçanta)
- Kontratat e Agjencisë
- Marrëveshjet e Shitjes
- Kontratat e Nënkontraktimit
- Marrëveshjet për Licencat e të Drejtave të Autorit
Lista e mësipërme nuk është shteruese, ashtu sikurse dinamizmi i përditshëm i marrëdhënieve kontraktore.
Sidoqoftë, çdo shtet gëzon të drejtën të kufizojë në ligjet e brendshme, tërësinë e mjeteve elektronike që mund të përdoren në një kontratë elektronike. Këtë praktikë ka ndjekur edhe Shqipëria për kontrata të caktuara.
Për të lexuar më shumë mbi këtë temë, regjistrohuni në Legit për postimin e ardhshëm në Blog.