Burime LigjoreKontrollo Postën Elektronike: Gjykata Evropiane e Drejtësisë për Reklamat në Kutinë Hyrëse

December 3, 20210

A ke vënë re ndonjë element të veçantë, të ndryshëm nga përmbajtja e zakonshme e postës elektronike, herën e fundit që e kontrollove?

Reklamimi në kutinë hyrëse

Imazhet në formën e një emaili normal, që shfaqen në të njëjtën rradhë me përmbajtjen standarte të kutisë tuaj hyrëse – janë një nga format e marketingut në internet, të njohura ndryshe si “reklama”.

Reklamat kanë një veçori të përbashkët: promovimin. Qëllimi i tyre është të bëjnë një njoftim publik, ose të promovojnë një produkt, shërbim ose ngjarje specifike.

Në parim, një reklamë është një reflektim i sjelljes suaj në internet.

Si funksionon? 

Google nuk e ka sponsorizuar (ende) këtë postim, por do ta marrim si shembull pasi është motori i kërkimit më i përdorur në botë.

Google Chrome është shfletuesi juaj i preferuar për të kërkuar informacion. G-mail dhe shtesat e tij janë kthyer në hapësirën tuaj të re të punës në internet, dhe çdo gjë që mund t’ju interesojë është vetëm një kërkim larg. Tërësia e këtyre komandave, në gjuhën e algoritmeve të Google konsiderohen si të dhëna, të cilat merren dhe përpunohen për t’i ofruar përdoruesit një eksperiencë më të mirë në internet.

Google mund t’ju shfaqë reklama bazuar në aktivitetin tuaj në internet. Për shembull, nëse kërkoni “punësimi në Shqipëri”, mund të shihni më vonë një reklamë për kontratën e punës ndërsa jeni duke vizituar një sajt ku shfaqen reklamat e Google. Për ta thjeshtuar kërkimin tuaj në internet: A e dini që Legit ka një eGuide mbi punësimin në Shqipëri? Mund ta shkarkoni falas këtu.

Megjithatë, ti mund të gjesh në postën elektronike, krejt pa pritur, reklama për të cilat nuk ke interes. A është kjo e ligjshme?

Reklamat, Politika e Privatësisë dhe Mbrojtja e të Dhënave

Google ka një politikë shumë të fortë të privatësisë. Kompania i mbron të dhënat personale duke ofruar reklama të përshtatura vetëm sipas nevojat tuaja, në bazë të një pëlqimi paraprak nga ju. Mund t’i japë informacione sensitive palëve të treta – siç është për shembull adresa juaj e emailit – vetëm nëse ju keni rënë dakord më parë për këtë gjë.

Pëlqimi paraprak për reklamat në adresën e emaili-it është një parim themelor i pranuar nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED) më 26 Nëntor 2021 në çështjen C-102/20.

Gjykata vendosi se shfaqja e një formati të ngjashëm me atë të një emaili real do të konsiderohet si “kërkesë e vazhdueshme dhe e padëshiruar” me përmbushjen e dy kushteve:

  • Shfaqja e reklamave është e vazhdueshme, dhe
  • Reklamat janë ‘të padëshiruara’ në mungesë të pëlqimit paraprak të dhënë nga përdoruesi.
Pse është kaq i rëndësishëm reklamimi në kutinë hyrëse?

Reklamimi në kutinë hyrëse konsiderohet si forma më e mirë e marketingut të drejtpërdrejtë. Shoqatat e Marketingut të Drejtpërdrejtë e shohin më efektive ‘kapjen’ e klientëve potencial duke përdorur këtë lloj marketingu. Sipas tyre, një përdorues i email-it është 10% më i vlefshëm se klienti i zakonshëm në internet.

Biznesi juaj mund të jetë 100% më i besueshëm nëse përshtasni politikën e duhur të privatësisë, me planin e biznesit për rritjen e të ardhurave, përndryshe mund t’i nënshtroheni procedurave gjyqësore.

Për këtë arsye, ki parasysh këto këshilla ligjore:

  • Reklamat nuk duhet të ndërhyjnë në jetën private të përdoruesve.
  • Marketingu në kutinë hyrëse lejohet vetëm kur marrësi ka dhënë pëlqimin paraprak.
  • Pëlqimi duhet të tregohet me anë të manifestimit të lirë, specifik dhe të informuar nga marrësi.
  • Pëlqimi është thelbësor për komunikimet për qëllime komerciale.

Nëse interesohesh për përmbajtjen e Legit, mos ngurro të na japësh të dhënat dhe pëlqimin tënd  duke u abonuar në buletinin tonë elektronik. Faleminderit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020