Qendra për Nisma Ligjore Qytetare shpall pozicionin vakant për Koordinator/e.
Përgjegjësitë:
- Organizon aktivitete në kuadër të projektit
- Përmbush rezultatet e projektit sipas parashikimit në projektpropozim
- Rekruton staf sipas rregullores dhe procedurave të Qendrës për Nisma Ligjore Qytetare, kërkesave të donatorit, Kodit të Punës, dhe rekomandimeve të auditit
- Përgatit kontrata
- Bashkëpunon me skuadrën e projektit;
- Kryen procedura të prokurimit për shpenzime të parashikuara në projekt në bashkëpunim me ekipin e qendrës
- Mban në mënyrë sistematike dhe të rregullt dokumente të projektit
- Realizon detyra të vecanta specifike të përcaktuara në manualin e procedurave dhe politikave të qendrës
- Realizon detyra të tjera që mund t’i shtohen gjatë punës sipas nevojave të qendrës.
Kualifikimet e kërkuara:
- Te këtë mbaruar studimet Bachelor dhe Master në shkenca shoqërore, drejtësi, ose në degën Financë
- Të ketë përvojë e mëparëshme në menaxhimin e projekteve, nëse ka përfunduar vetëm studimet Bachelor
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
- Të njoh shumë mirë paketën Microsoft Office
- Të jetë i/e motivuar në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të këtij pozicioni
- Të jetë sistematik/e, i/e programuar dhe të ketë njohuri në ruajtjen e dokumentacionit të projekteve
- Te jetë i/e gatshëm të punojë dhe me orare të zgjatura kur të ketë nevojë qendra
- Të ketë eksperiencë pune në shkrimin, koordinimin dhe menaxhimin e projekteve të organizatave të shoqërisë civile.
Dokumentacion shoqërues:
- CV e kanditatit/es
- Kopje të Diplomës, të shoqëruar me kopje të listës së notave të studimeve Bachelor dhe/ose Master, ose ekuivalente me to
- Dokument që provon njohuritë e gjuhës angleze
- Çdo dokumentacion të nevojshëm që tregon kualifikimet e kandidatit/es dhe përvojat e mëparshme
- Dëshmi penaliteti
- Preferohet të dorëzohet edhe një letër reference nga punëdhënës të mëparshëm.
Afati i fundit i aplikimeve: 23 Gusht 2021, ora 16.00.
Dokumentacioni mund të dërgohet i skanuar në adresën e emailit avokatore2@yahoo.com ose, të depozitohet pranë zyrave të Qendrës për Nisma Ligjore me adresë Rruga “Vaso Pasha” Pll.12, Shk.1, Ap. 1 Tiranë.