Kuvendi i Republikës së Kosovës ka votuar për herë të parë për miratimin e ligjit për të Drejtën Ndërkombëtare Private. Ky ligj rregullon:
- Caktimin e ligjit të aplikueshëm për marrëdhëniet juridiko-private me element ndërkombëtar;
- Rregullat për kompetencën e gjykatave dhe organeve tjera për shqyrtimin e këtyre marrëdhënieve;
- Rregulla mbi procedurën juridike;
- Rregulla për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të huaja gjyqësore dhe vendimeve të organeve të tjera të shteteve të huaja.
Ky ligj, i cili është pjesërisht në përputhje me disa rregullore të BE-së, është i një rëndësie të madhe për Republikën e Kosovës sepse mundëson bashkëpunim efikas gjyqësor përtej kufijve kombëtar, si dhe duke pasur parasysh faktin se një numër i madh i qytetarëve të Kosovës jetojnë jashtë vendit, ky ligj është i domosdoshëm për të inkorporuar një sërë dispozitash që rregullonin kontestet ligjore ndërkufitare ndërmjet qytetarëve privat si dhe subjekteve të tjera private.
Ligji do të rregullojë çështjet në vijim:
- Cila Gjykatë ka juridiksion për të shqyrtuar një çështje;
- Ligji i cilit shtet duhet të aplikohet për të zgjidhur një mosmarrëveshje;
- Nëse vendimet e bëra nga një Gjykatë e huaj mund të njihen dhe të zbatohen në një vend tjetër;
- Një gamë e gjerë kontestesh të tjera në lidhje me të drejtën civile ku ekziston elementi ndërkombëtar.