Këshilli Prokurorial i Kosovës shpall konkursin për “Praktikantë në Prokurorinë e Shtetit”.
Detyrat kryesore të praktikantit/es:
- Kryen detyra të caktuara nga kryeprokurori, prokurori dhe administratori.
- Ndihmon kryeprokurorin, prokurorin dhe administratorin e prokurorisë si dhe kryen pune të tjera në koordinim me zyrtarët e prokurorisë.
Kualifikimet:
- Diplomë Universitare të Fakultetit Juridik.
Aftësitë dhe Shkathtësitë e kërkuara:
- Njohuri të procedurave administrative, penale, etj;
- Aftësi për kryerjen e hulumtimeve ligjore;
- Aftësi për përgatitjen e akteve juridike;
- Aftësi të punës me kompjuter;
- Shkathtësi komunikimi.
Dokumentet për aplikim:
- Aplikim për praktikë;
- Diploma e Fakultetit Juridik (studimet themelore);
- Certifikata që nuk jeni nën hetime, jo më e vjetër se 6 muaj;
- Letër motivuese;
- Letërnjoftimi i Republikës së Kosovës (kopje).
Afati i fundit i aplikimit: 11.11.2021.
Për më shumë informacion vizitoni këtë link.