Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës shpallë konkursin për praktikantë pranë:
- Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës – 2 kandidatë
- Prokurorisë së Apelit – 4 kandidatë
Detyrat kryesore të praktikantit:
Kryen detyra të caktuara nga kryeprokurori, prokurori dhe administratori. Ndihmon kryeprokurorin, prokurorin dhe administratorin e prokurorisë si dhe kryen pune të tjera në koordinim me zyrtarët e prokurorisë.
Kualifikimet:
- Bachelor në Juridik
Aftësitë e kërkuara:
- Njohuri të procedurave administrative, penale, etj;
- Aftësi për kryerjen e kërkimeve ligjore;
- Aftësi për përgatitjen e akteve juridike;
- Aftësi për të punuar me kompjuter;
- Aftësi shumë të mira komunikuese.
Dokumentacioni i nevojshëm
- Diploma e Bachelorit;
- Certifikatë që nuk jeni nën hetime, jo më e vjetër se 6 muaj;
- Letër motivimi;
- Letërnjoftimi i Republikës së Kosovës (kopje).
Afati i fundit i aplikimit: 22/02/2022
Për më shumë informacion vizitoni faqen e internetit www.prokuroria-rks.org.