Insitucioni i Prokurorisë në Prishtinë, Gjilan dhe Ferizaj shpall konkursin për pozicionin “Zyrtar Ligjor”.
- Prokuroria Themelore Prishtinë, dy (2) pozicione
- Prokuroria Themelore Gjilan, një (1) pozicion
- Prokuroria Themelore Ferizaj, dy (2) pozicione
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Ndihmon në mënyrë profesionale Prokurorin me daktilografim profesional të akteve;
- Pranon lëndët e ndara për prokurorin me të cilin punon, evidentimin e tyre në mënyrë elektronike dërgimin e lëndëve me shkresat përcjellëse në shkrimore, mbajtjen e evidencës për lëndët në proces dhe lëndët e kryera, raporton për punën e vet te Udhëheqësi i Administratës;
- Merr pjesë në procesin e dëgjimit të palëve duke e mbajtur procesverbalin e marrjes në pyetje
- Ruan konfidencialitetin e lëndës dhe palëve;
- Kryen të gjitha punët përgatitore për praninë e palëve para prokurorit me dërgesën e ftesave dhe pranimin e konfirmimeve nga dorëzuesit e shkresave;
- Kujdeset për informimin e Prokurorit lidhur me praninë e tij në gjykime, duke mos e lënë anash informimin lidhur me shkresat e ndryshme apo ato që ndërlidhen me lëndën gjyqësore;
- Përgjegjës për kryerjen e punës në mënyrë sa më profesionale, duke u kujdesur që gjatë punës së besuar të ketë sa më pak lëshime;
- Respekton Kodin e Etikës Profesionale të stafit mbështetës dhe Kodin e Shërbimit Civil;
- Kryen edhe punë tjera që ndërlidhen me pozitën e tij/saj duke i zëvendësuar kolegët tjerë në punë.
Njohuritë, shkathtësitë aftësitë për vendin e punës:
- Njohuri të shkëlqyera e gjithëpërfshirëse profesionale nga lëmi juridik dhe administrata publike;
- Njohuri të mirë të gjuhës shqipe, dhe/ose serbe, në të shprehur me gojë dhe me shkrim duke përfshirë aftësi të zhvilluara në hartimin e dokumenteve;
- Njohuri me aftësi të mira të punës me kompjuter me aplikim të programeve (Microsoft Word, Excel, Power Point, etj.) dhe internetin;
- Shkathtësi për shqyrtimin e lëndëve, aktakuzave dhe shkresave tjera të nevojshme;
- I/E gatshëm/e të punojë me njerëz të etnive dhe religjioneve të ndryshme;
- Aftësi për ndërmarrjen e iniciativave konkrete gjatë punës dhe lidhur me të;
- Aftësi për ta mbajtur kualitetin e punës edhe në kushte të punës nën presion.
Përgatitja profesionale dhe kualifikimi:
- Diplomë universitare, Fakulteti Juridik.
Përvoja e Punës:
- Një (1) vit përvojë pune profesionale.
Afati i fundit i aplikimit: 18.11.2021
Për më shumë informacion, vizitoni këtë link.