KQZ shpall konkursin për pozicionin Zyrtar i Lartë i Listës së Votuese.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:
- Ndihmon në krijimin dhe mirëmbajtjen e listës së votuesve
- Mbështet vënien në zbatim të të gjitha operacioneve të shërbimit të votuesve në terren
- Ofron ndihmë profesionale për krijuesit e bazës së të dhënave
- Implementon Operacionet e Votimit përmes Postës dhe Votimin e personave me nevoja të veçanta
- Mbikëqyrë shtypjen e listës përfundimtare të votuesve dhe listës komunale të votuesve
- Ndihmon në hartimin dhe menaxhimin e projekteve që lidhen me shërbimin e votuesve
- Detyra dhe përgjegjësi të tjera sipas përcaktimit nga mbikëqyrësi
Kualifikimi, aftësitë dhe përvoja e punës:
- Të ketë Diplomë Universitare në Drejtësi, Shkenca Politike, Administratë Publike, Inxhinieri kompjuterike dhe Statistikë
- Së paku katër (4) vite përvojë pune
- Integritet të lartë personal dhe profesional
- Shkathtësi të shkëlqyera në komunikim me gojë dhe me shkrim në gjuhët zyrtare
- Aftësi dhe gatishmëri për të punuar në mënyrë të paanshme dhe me njerëz të përkatësive të ndryshme etnike
- Avantazh: njohja e gjuhëve të tjera
- Avantazh: Njohja e gjuhës angleze
- Njohje të teknologjisë informative (MS Word, MS Excel dhe MS Access)
Aplikimet merren dhe dorëzohen në Sekretariatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Zyra e Personelit, dhoma nr. 21, kati I-rë, Ish Ndërtesa e Bankës së Lubjanës,, Rruga “Migjeni” 10000 Prishtinë.
Bashkëngjitur aplikimit duhen:
- Kopje e dokumentacionit mbi kualifikimin
- Dokumenta të tjerë që dëshmojnë eksperiencë pune
- Certifikatën që nuk jeni nën hetime
- Dy formularë vlerësues nga institucioni ku keni punuar
Afati i fundit i aplikimit: 25.10.2021, ora 16:00.