KQZ shpall konkursin për pozicionin Zyrtar i Lartë i Zgjedhjeve, Komuna Mamushë dhe Lipjan.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:
- Kryeson Komisionin Komunal Zgjedhor në bashkëpunim të plotë me Sekretariatin e KQZ –së
- Përkujdeset për zbatimin e aktiviteteve dhe të gjitha akteve normative të nxjerra nga KQZ dhe Sekretariati në komunën përkatëse
- Mbikëqyrë dhe u cakton detyra anëtarëve të tjerë të KKZ –së
- Mbikëqyrë punën e trupave zgjedhore në komunën përkatëse
- Bën raporte për aktivitetet në periudhën zgjedhore dhe jo zgjedhore
- Koordinon aktivitetet në mes KKZ-së dhe Administratës Komunale dhe SKQZ-së
- Procedon në SKQZ kërkesat e Kuvendit Komunal për zëvendësimet e këshilltarëve komunal
- Ndihmon dhe këshillon subjektet politike dhe organizatat joqeveritare për zgjedhje
- Kryen detyra të tjera kur i caktohen nga mbikëqyrësi
Kualifikimi, aftësitë dhe përvoja e punës:
- Bachelor në drejtësi, ekonomi, administratë publike, shkenca politike, të drejta të njeriut, administrim zgjedhjesh, shkenca sociale, marrëdhënie ndërkombëtare, menaxhim ose statistikë
- Së paku katër (4) vite përvojë pune
- Integritet të lartë personal dhe profesional
- Shkathtësi të shkëlqyera në komunikim me gojë dhe me shkrim në njërën nga gjuhët zyrtare
- Aftësi dhe gatishmëri për të punuar në mënyrë të paanshme dhe me njerëz të përkatësive të ndryshme etnike
- Njohja e gjuhës tjetër zyrtare konsiderohet si përparësi
- Njohja e gjuhës angleze e dëshirueshme
- Njohje të teknologjisë informative (MS Word, MS Excel dhe MS Access)
Aplikimet merren dhe dorëzohen në Sekretariatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Zyra e Personelit, dhoma nr. 21, kati I-rë, Ish Ndërtesa e Bankës së Lubjanës,, Rruga “Migjeni” 10000 Prishtinë.
Bashkëngjitur aplikimit duhen:
- Kopje e dokumentacionit mbi kualifikimin
- Dokumenta të tjerë që dëshmojnë eksperiencë pune
- Certifikatën që nuk jeni nën hetime
- Dy formularë vlerësues nga institucioni ku keni punuar
Afati i fundit i aplikimit: 25.10.2021, ora 16:00.