LegalEx është një ngjarje (online) ku do të keni mundësinë të dëgjoni nga ekspertët e fushës mbi tendencat dhe sfidat kryesore të profesionistëve të ligjit.
Ekspertët e industrisë do të diskutojnë rreth temave të ndryshme, duke nisur nga menaxhimi i ekipit, avantazhet e përdorimit të teknologjisë, e deri te proceset inovative që do t’ju ndihmojnë të drejtoni firmën tuaj në mënyrë më efikase.
Pse duhet të merrni pjesë?
Merrni pjesë nëse dëshironi që firma juaj të ndërtojë (ose përmirësojë) strategjinë e trajtimit të klientit për të qënë më konkurruese në 2022-in.
Çfarë do të mësoni?
Do të mësoni sa shumë aktivitet konkurrues ka në sektorin ligjor.
Disa nga mënyrat se si firmat ligjore po ruajnë avantazhin ndaj konkurrencës përfshijnë bashkimet, investimin në teknologji dhe inovacion për të përmirësuar shërbimin ndaj klientit, tërheqjen e talenteve përmes punës fleksibël, ofrimin e vlerës së shtuar dhe zhvillimin e markës së tyre.
Ju do të thelloni njohuritë tuaja në:
- Procesin e Bashkimit të kompanive
- Përdorimin e Teknologjisë
- Inovacion