BloguBurime LigjoreKontratat & TransaksionetLegaltech: Legit, Kontratat dhe Shërbimet Elektronike

May 12, 20220
http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2022/05/Blue-Green-New-Arrival-Sale-Product-Mock-up-Instagram-Post.png

Ky artikull në blog mund të kishte qenë edhe një postim në një prej mediat tona sociale. Fatmirësisht nuk është, prandaj le të dalim drejt e në temë! 

Ky është Legit, nëpërmjet lenteve të teknologjisë ligjore.

 

Çfarë është teknologjia ligjore (legaltech)?

 

Teknologjia ligjore është ashtu siç lexohet: teknologji e ligjit. (Oh, vërtet? Po, kaq e thjeshtë!)

Teknologjia Ligjore (në vijim #legaltech) është një term ombrellë që përfshin përdorimin e teknologjisë nga kompanitë që synojnë të përmirësojnë produktet dhe shërbimet ligjore nëpërmjet automatizimit.

Një kompani #legaltech ofron produkte/shërbime të ndryshme, një pjesë e së cilave mund të jenë:

  • Shërbime ligjore online që eleminojnë nevojën për të kërkuar këshilla ligjore në forma tradicionale. 
  • Shërbime online që nxisin eficencën në hartimin e dokumenteve.
  • Shërbime online që thjeshtojnë procesin e kërkimit për avokat/këshilltar ligjor.

Një kompani #legaltech është e mesmja e artë për bizneset dhe individët (klientë). Pajisur me avokatë që drejtojnë ekipet dhe hartojnë kontrata elektronike, juristë që menaxhojnë proceset; specialistë të teknologjisë që programojnë softuer për të automatizuar dokumentet dhe mbështetur nevojat e biznesit – një kompani e tillë i përgjigjet me eficencë nevojave të shumta ligjore të klientëve.

 

Sa është vlera në treg e industrisë #legaltech?

 

Në vitin 2019, tregu i teknologjisë ligjore gjeneroi 17.32 miliardë dollarë (amerikanë) në mbarë botën, ndërsa sipas të dhënave nga STATISTA – deri në vitin 2025 të ardhurat e industrisë do të arrijnë shifrën e 25.17 miliardë dollarëve (amerikanë).

Ne e patëm të pamundur të gjejmë datën dhe vitin e saktë kur juristi i parë (lavdëruar qoftë) braktisi mënyrën klasike të profesionit, për t’ju bashkuar inovacionit dhe krijuar kompaninë e parë #legaltech.

Më shumë të dhëna: SHBA-të janë qendra e #legaltech, ndërsa Evropa konsiderohet si vendi ideal për të shtrirë rrënjët, nëse investimet janë të frytshme. Në vitin 2020, nga 1.294 projekte  #legaltech të listuara globalisht, 249 ishin të themeluara në Mbretërinë e Bashkuar dhe 231 në Francë.

Megjithatë, për interesin tuaj: Legit është kompania e parë #legaltech në Shqipëri dhe Kosovë. Duke pasur këtë titull, ne premtojmë të shërbejmë si shembull për industritë e tjera. 

 

A i rrezikon #legaltech avokatët?

 

Ligji është i përjetshëm, profesioni i avokatit është i ndryshueshëm.

Të nderuar juristë/ avokatë/ këshilltarë ligjorë, ju e dini se çfarë duhet të bëni: Improvizoni. Përshtatuni. Kapërceni pengesat.

Avokatët të aftë në përdorimin e teknologjisë, të gatshëm për t’u përshtatur me tregjet e reja ligjore ose ato hibride – të ndikuara nga ndryshimet teknologjike, mund të gjejnë mundësi fantastike fitimprurëse në treg, nëpërmjet lehtësirave që ofron teknologjia ligjore.

– Esther Salmerón-Manzano, Doktorante në Ligj

A duhet të jem një zhvillues rrjetesh për t’ju bashkuar një kompanie #legaltech?

 

Jo domosdoshmërisht. Ju mund të jeni një inxhinier softuerësh, jurist, avokat, zhvillues rrjeti, këshilltar ligjor, menaxher marketingu, ekonomist ose një person krijues në kontakt të vazhdueshëm me informacionin. Kur bëhet fjalë për inovacionin, nuk ka një formulë të saktë, mjafton të keni interes të shprehur.   

#Legaltech nuk do të nxisë “hikikomori-n”, të njohur gjithashtu si fenomenin e zbehjes së ndërveprimit midis njerëzve, për shkak të përdorimit të teknologjisë. Përkundrazi, do të reduktojë kostot, do të rrisë kreativitetin dhe do të zvogëlojë mbingarkesën në punë. 

Cilat janë pritshmëritë?

 

Te Legit do të mund të gjeni një avokat në vetëm pak klikime, do të krijoni një kontratë në 5 minuta dhe do të harroni se po prisni rradhën në bankë teksa lexoni blogun tonë.

Kontratat e Legit janë të hartuara nga avokatë dhe mund të krijohen lehtësisht duke iu përgjigjur disa pyetjeve të thjeshta, në varësi të nevojave tuaja.

Ne mbështesim nevojat ligjore të sipërmarrësve, profesionistëve të pavarur dhe punonjësve me këto dokumente:

  • Akt themelimi
  • Statut
  • Kontratë Pune
  • Letër Dorëheqjeje
  • Letra Autorizimi për Punëmarrësin
  • Letër Kërkesë Leje
  • Kontratë  Qiraje
  • Kontratë Shërbimi
  • Marrëveshje e Procesimit të të Dhënave Personale
  • Marreveshje Konfidencialiteti
  • Të tjera dokumente janë në kodim e sipër…

Për momentin, ne nuk ofrojmë shërbime ligjore për njerëzit që duan të hartojnë kontrata për takimet e tyre online, por nëse ju dhe personi tjetër vendosni të merrni me qira një apartament – mund të përdorni këtë Kontratë Qiraje.

 

A keni ndonjë nevojë tjetër ligjore?

 

Nëse po, mos hezitoni të na kontaktoni nëpërmjet rrjeteve tona sociale:

  • Email: info@legit.al
  • Facebook: Legit
  • Instagram: legit.al
  • Linkedin: Legit
  • Twitter: legit_al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020