Legit i bashkohet fushatës më të re ndërgjegjësuese nga Banka e Shqipërisë “As i vjetër e as i ri, jam thjesht Lek.”
Kjo fushatë është një kurorëzim i përpjekjeve të këtij institucioni në përmbushje të rekomandimeve të lëna nga Kuvendi i Shqipërisë në rezolutat për vlerësimin e veprimtarisë së tij për përdorimin e termave të gabuar “lek i ri” dhe “lek i vjetër”.
Në 11 Nëntor 2021 Guvernatori Sejko ftoi institucionet e përfshira dhe palë të tjera të interesuara, për t’ju bashkuar angazhimit të Bankës së Shqipërisë për të edukuar publikun shqiptar mbi përdorimin e saktë të terminologjisë financiare.
Në Shqipëri, monedha kombëtare është Leku dhe vlera nominale e çdo monedhe apo kartëmonedhe është ajo e shkruar mbi të.