BloguBurime LigjoreKontratat & TransaksionetLetra e Kërkesës për Leje: Si të Kërkoj Pushime Vjetore?

June 16, 20221
http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2022/06/Letra-e-Kerkeses-per-Leje.png

Ajo që më duket e vërtetë, edhe kur nuk më pëlqen, duhet ta mbështes.

– Albert Kamy, Miti i Sizifit

Nxitimi për t’i bërë pushimet vjetore në verë, (mos)planifikimi i tyre në kohë apo emergjencat e minutës së fundit – nuk e përjashtojnë përgjegjësinë për të hartuar një dokument të shkruar për të kërkuar pushime vjetore. 

Ky rregull gjen zbatim në çdo rast: Pushimet nga puna kërkohen në formë të shkruar, me anë të një letre për leje.  

Ndërsa ky,  është artikulli i tretë i serisë “Për çdo problem ligji e ka një zgjidhje, ndërsa ne në Legit kemi dy.”

Lexo këtu artikullin e parë të serisë: Një Statut për Regjistrimin dhe Platforma Legit.
Lexo këtu artikullin e dytë të serisë: Punonjësi u Largua Sot. Çfarë të Bëj?
Lexo këtu artikullin e tretë të serisë: Kontrata e Punës: Nëse Mund të Punësosh, Duhet të Kontraktosh

Këtë herë do t’i përgjigjemi pyetjeve:

  1. Si të kërkoj pushime vjetore?
  2. Si të hartoj një letër për të kërkuar leje?
1. Si të kërkoj pushime vjetore?

 

Kërkesa për leje, përfshirë këtu edhe kërkesën për pushime vjetore, duhet t’i drejtohet gjithmonë punëdhënësit. Ky i fundit, duke konsideruar dëshirën e punëmarrësit, ka kompetencën për të vendosur mbi miratimi apo refuzimin e kërkesës që i drejtohet.

Për çfarë mund ta përdor letrën e kërkesës për leje?

Letra e Kërkesës për Leje mund të përdoret për:

  • Të kërkuar fillimin e pushimeve vjetore të paguara
  • Të kërkuar pushim mjekësor (të vërtetuar me raport mjekësor)
  • Të kërkuar pushim të paguar për arsye familjare
  • Të kërkuar fillimin e lejes prindërore
  • Të kërkuar fillimin e lejes së lindjes/birësimit
Kur duhet ta dorëzoj letrën e kërkesës për leje?

 

Çasti i dorëzimit të letrës varet nga arsyeja e kërkesës për leje. 

P.sh., Kodi i Punës parashikon se: 

“Punëdhënësi duke mbajtur parasysh dëshirën e Punëmarrësit përcakton datën e fillimit të pushimeve vjetore të paguara. Data e fillimit të pushimeve vjetore i njoftohet punëmarrësit të paktën 30 (tridhjetë) ditë përpara.”

– Neni 93, Kodi i Punës

Po njësoj, punëmarrësi mund t’i drejtohet punëdhënësit me anë të një kërkese për leje duke respektuar të njëjtin afat kohor për kërkesën e fillimit të pushimeve vjetore. Në këtë mënyrë, punëdhënësi do ta ketë më të lehtë menaxhimin e kërkesave për leje.

Megjithatë, ka raste të tjera kur mund të kërkohet leje nga puna, urgjenca e së cilave e bën të pamundur njoftimin paraprak. 

Këto raste urgjente janë:

  • Sëmundje e rëndë e anëtarëve të familjes
  • Rast vdekjeje
  • Lindje në familje

Në këto raste, këshillohet që kërkesa për leje t’i drejtohet punëdhënësit sapo punëmarrësi të jetë vënë në dijeni me situatën. 

Sa ditë pushim mund të kërkohen?

 

Për t’ju rikthyer Kamy-së në fillim, edhe pse nuk na pëlqen gjithmonë, ditët e pushimit nga puna miratohen në raport me kohëzgjatjen e punësimit dhe arsyen e kërkesës për leje.

Arsyeja e Kërkesës për Leje Ditët e Pushimit
Pushime vjetore Jo më pak se 4 (katër) javë kalendarike.*
Martesë 5 ditë pushimi të paguar.
Rast vdekjeje  5 ditë pushimi të paguar.
Sëmundje e rëndë e anëtarëve të familjes 30 ditë pushimi të papaguar
Lindje fëmije 3 ditë pushimi të paguar.**

 

Leje lindje 35 ditë para lindjes, dhe 63 ditë pas lindjes.***
Leje birësimi  (minimalisht) 28 ditë

 

A mund të refuzohet kërkesa për leje?

 

Miratimi i kërkesës për leje i takon punëdhënësit. Ai duhet të veprojë jo vetëm në cilësinë e “shefit” të punëmarrësit, por edhe në mbrojtjen më të mirë të interesave të biznesit. Prandaj, në rast se kërkesa për leje i dorëzohet në një moment të papërshtatshëm, ai edhe mund ta refuzojë. 

Megjithatë, mënyra si hartohet një letër e kërkesës për leje dhe respektimi i afateve të mësipërme, favorizojnë miratimin e lejes dhe menaxhimin e burimeve të tjera njerëzore.

 


  1. Si të hartoj një letër për të kërkuar leje?

Te Legit ti mund të hartosh në 5 minuta një dokument, që i përgjigjet arsyes për të kërkuar leje.

Mjafton të ndjekësh këto hapa:

  1. Regjistrohu në Platformë si përdorues
  2. Kliko “Krijo dokument
  3. Përzgjidh “Letra e Kërkesës për Leje” nga libraria e dokumenteve ligjore
  4. Harto letrën e kërkesës për leje
Libraria #legit:

 

Pushime të bukura! 

*Nëse Punëmarrësi nuk ka kryer 1 vit pune të plotë, kohëzgjatja e pushimeve vjetore të paguara përcaktohet në raport me kohëzgjatjen e marrëdhënieve të punës.

**Në rast lindjeje fëmije, punëmarrësi bashkëshort/bashkëjetues përfiton 3 ditë pushimi të paguar.

***Në rast se, Punëmarrësi ka më shumë se 1 vit pune të pandërprerë tek i njëjti Punëdhënës, ka të drejtë për një leje të papagueshme, jo më pak se 4 muaj, derisa fëmija që ka në ngarkim të arrijë moshën 6 vjeç. Punëmarrësi duhet të lajmërojë, me shkrim, Punëdhënësin, të paktën 2 javë përpara fillimit të lejes prindërore.

 

One comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020