Të mërkurën, në 17 Nëntor 2021, nga ora 12:15-13:30 CET, Lëvizja Ndërkombëtare Europiane do të organizojë një ngjarje online me temën “Sfidat e sundimit të ligjit në Evropë”, ku një panel i dedikuar do të ndajë mendimet e veta.
Në një kohë kur Evropa po përballet me shkelje të sundimit të ligjit, po vihen në provë mjetet e saj për të adresuar sfida të tilla.
Shteti i së drejtës ka shërbyer si një gur themeli për ndërtimin e komunitetit që prej fillimit të projektit evropian, dhe është ende një nga parimet themelore të bashkimit të shteteve.
Megjithatë, në disa raste, qeveritë e shteteve anëtare dhe joanëtare e kanë vënë në diskutim sundimin e ligjit në juridiksionet e tyre.
Si institucionet evropiane, ashtu edhe organizatat e shoqërisë civile, luajnë një rol themelor në mbrojtjen e parimeve të sundimit të ligjit dhe puna e tyre duhet të mbrohet dhe të mbështetet në formësimin e së ardhmes së Evropës.
Duke bashkuar këndvështrimet e aktivistëve, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe figurave kryesore politike, panelistët do të ndajnë pikëpamjet e tyre mbi sfidat dhe gjendjen e sundimit të ligjit në Evropë dhe se si ata mund të nxisin angazhimin dhe ndryshimin e qytetarëve.
Pjesmarrja është falas, por kërkohet regjistrim paraprak në këtë link.