BlogEntrepreneurship & BusinessLegal ResourcesLexdoks: Legaltech në Kosovë

June 28, 20220
http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2022/06/platforma-e-pare-e-hulumtimit-ligjor-ne-Kosove.png

Teknologjia Ligjore është një term ombrellë që përkufizon përdorimin e teknologjisë nga kompanitë që synojnë të përmirësojnë produktet dhe ndryshojnë ofrimin e shërbimeve ligjore nëpërmjet inteligjencës artificiale (AI).  

Një kompani #legaltech ofron produkte dhe/ose shërbime të ndryshme, që janë, por pa u kufizuar në:

  • Shërbime ligjore online që eleminojnë nevojën për të kërkuar këshilla ligjore në forma tradicionale. 
  • Shërbime online që nxisin eficencën në hartimin e dokumenteve.
  • Shërbime online që thjeshtojnë procesin e kërkimit për avokat/këshilltar ligjor.
  • Shërbime online që lehtësojnë procesin e kërkimit të normave ligjore.

Një kompani #legaltech është e mesmja e artë për bizneset, individët (klientë) dhe profesionistët e ligjit. 

Vlera në treg e industrisë #legaltech

Në vitin 2019, tregu i teknologjisë ligjore gjeneroi 17.32 miliardë dollarë (amerikanë) në mbarë botën, ndërsa sipas të dhënave nga STATISTA – deri në vitin 2025 të ardhurat e industrisë do të arrijnë shifrën e 25.17 miliardë dollarëve (amerikanë).

Ne e patëm të pamundur të gjejmë datën dhe vitin e saktë kur juristi i parë (lavdëruar qoftë) braktisi mënyrën klasike të profesionit, për t’ju bashkuar inovacionit dhe krijuar kompaninë e parë #legaltech.

Sipas të dhënave, SHBA-të janë qendra e #legaltech, ndërsa Evropa konsiderohet si vendi ideal për të shtrirë rrënjët, nëse investimet janë të frytshme. Në vitin 2020, nga 1.294 projekte  #legaltech të listuara globalisht, 249 ishin të themeluara në Mbretërinë e Bashkuar dhe 231 në Francë.

Legaltech, rasti i Shqipërisë: Legit është kompania e parë #legaltech në Shqipëri. Platforma Legit, me një funksionalitet të dyfishtë mundëson gjenerimin e dokumenteve ligjore dhe tenderimin e punëve ligjore për të gjithë profesionistët e ligjit, nga të gjitha trevat shqiptare.

Më shumë rreth Legit mund të lexoni këtu.

 

Legaltech: Rasti i Kosovës

 

Lexdoks është platforma e parë e hulumtimit ligjor në Kosovë, me më shumë se 100.000 akte të legjislacionit primar dhe sekondar, jurisprudencë të gjykatave të rregullta dhe të Gjykatës Kushtetuese si dhe aktet të tjera me rëndësi për hulumtimin ligjor.

 

Rreth Lexdoks

 

Lexdoks beson se qytetarët dhe profesionistët ligjorë të Kosovës duhet të operojnë në një sistem të parashikueshëm të rregullave. Prandaj, digjitalizuan legjislacionin dhe praktikën gjyqësore duke përdorur inteligjencë artificiale dhe algoritme të avancuara të kërkimit. Për të arritur këtë, Lexdoks e pasuroi platformën me një sasi të madhe të të dhënave mbi legjislacionin dhe praktikën gjyqësore të Republikës së Kosovës.

 

Platforma Lexdoks

 

Përdoruesit e Lexdoks mund të bëjnë kërkim të avancuar në një databazë elektronike që përmban:

  • të gjitha ligjet e Kosovës
  • të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës
  • të gjitha vendimet e Gjykatës Supreme
  • të gjitha vendimet e Gjykatës së Apelit
  • të gjitha vendimet e gjykatave themelore dhe degëve të tyre
Çfarë mund të kërkoni në Lexdoks?

 

  • Ligjet në fuqi dhe ato të shfuqizuara
  • Vendimet e të gjitha gjykatave të rregullta të Kosovës
  • Vendimet e Gjykatës Kushtetuese
  • Vendimet e Këshillit të Ministrave

 

Pse të përdorni Lexdoks?

 

  • Databazë me mijëra resurse juridike
  • Kërkim i fuqizuar nga inteligjenca artificiale
  • Kërkim sipas fjalëve kyçe
  • Kërkim sipas nenit, ligjit
  • Kërkim sipas gjyqtarit, palëve

 

Si ta përdorni Lexdoks?

 

Duke u regjistruar në Platformë.

Përdoruesit e platformës kanë ndarë eksperiencën e tyre në rrjetet sociale të Lexdoks.

“Lexdoks, tanimë është krahu i djathtë i çdo juristi. Kjo platformë unike mundëson që të jemi më dinamik, efikas dhe profesional gjatë aktiviteteve tona.”

–  Armend Musaj, Jurist

Për më shumë të reja, ju mund ta ndiqni Lexdoks në rrjetet sociale:

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020