Në këtë seri prej gjashtë panel-diskutimesh online, Qendra Kërkimore për Ligj dhe Digjitalizim në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Pasau (FREDI) do të diskutojë Ligjet për Mbrojtjen e të Dhënave në vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi.
Qëllimi i paneleve është identifikimi i qasjeve rajonale dhe kombëtare ndaj proceseve të zbatimit – me fokus në gatishmërinë për miratimin e një vendimi adekuat. Procesi i zbatimit do të vlerësohet nga këndvështrime të ndryshme – nga akademikë, nga ekspertë rajonalë të sektorit të biznesit dhe nga përfaqësues të autoriteteve kombëtare të mbrojtjes së të dhënave. Panelistët do të jenë në gjendje të paraqesin perspektivën e tyre – të ndjekur më pas nga një panel diskutimi ku auditori i gjerë mund të shkëmbejë mendime me panelistët.
Adresa për t’ju bashkuar diskutimit përmes platformës Zoom.
Pasword: 393285
Regjistrimi paraprak nuk është i nevojshëm.
Paneli do të diskutojë:
- Kosovën më 21 Tetor
- Maqedoninë e Veriut më 11 Nëntor 2021
- Serbinë më 9 Dhjetor 2021
- Shqipërinë më 11 Janar 2022
- Bosnja dhe Hercegovinën më 25 Janar 2022
- Malin e Zi, më 8 Shkurt 2022
Ndiqni këtë link për më shumë informacion.