LITERA do të organizojë më 10 Nëntor Samitin Virtual të Juristëve nën Ndryshim, një ngjarje maratonë prej 12 orësh, që do të transmetohet online në të gjithë globin. Regjistrimi në seancat që të interesojnë zgjat shumë pak.
Folësit kryesorë
Hapja e Samitit do të bëhet nga Seth Godin, autor i mirënjohur, themeluesi i altMBA, bloger dhe sipërmarrës. Mark Schulman, folës, autor dhe baterist i artistëve të famshëm, si P!nk për shembull, do të bëjë mbylljen e Samitit nën zhurmën e baterive!
Përfitimet
Seanca informative të organizuara nga ekspertët e industrisë së ligjit, avokatë, CIO dhe shumë të tjerë. Merr pjesë në seancat mbi:
- Përdorimin e të dhënave si çelësin kryesor për të fituar në biznes, dhe për të ndërtuar marrëdhënie të forta me klientët
- Përdorimin e teknologjisë nga juristët si mënyrë për të zgjidhur problemet
- Përfshirjen e diversitetit në qendër të vendimmarrjes në biznes
- Përparimet e rëndësishme që kanë bërë gjykatat dhe palët ndërgjyqëse në saj të mjeteve teknologjike
- Qasjen e re të avokatëve ndaj teknologjisë
- Tendencat e tregut të industrisë ligjore
Pjesëmarrja është falas dhe regjistrimi është i shpejtë dhe fare i lehtë.