Burime LigjoreMarka Tregtare

April 11, 20210

Çfarë është Marka Tregtare dhe Marka e Shërbimit?

Marka është një fjalë, simbol, vizatim, apo kombimin i disa fjalëve, i frazave, simboleve apo vizatimeve, që identifikojnë dhe dallojnë burimin e mallrave të një pale, nga ato të një pale tjetër.

Markat tregtare mund të jenë në pronësi të individëve ose kompanive dhe duhet të regjistrohen në Regjisrin e Markave Tregtare. Kur një markë tregtare përdoret në lidhje me shërbimet, shpesh herë referohet si një “markë shërbimi”.

Cilat janë shenjat që përbëjnë një markë?

  • Fjalët, kombinimet e fjalëve, duke përfshirë dhe emrat personalë
  • Gërmat, numrat, shkurtimet
  • Shënjat figurative, duke përfshirë vizatimet
  • Format dy ose tridimensionale, duke përfshirë format e mallrave dhe amballazhet e tyre
  • Ngjyrat, kombinimet e ngjyrave, sinjalet e dritës nëse paraqiten grafikisht
  • Kombinimi i shenjave të përmendura më lart.

Markat regjistrohen vetëm nëse ato mund të paraqiten grafikisht. Kjo lidhet veçanërisht me lloje të veçanta markash, si zëri dhe sinjalet e dritës.

Cilat janë shenjat që nuk përbëjnë një markë?

  • Marka e depozituar mund të jetë në kundërshtim me rregullat e moralit publik.
  • Marka e depozituar konsiston në emblema shtetërore ose të organizatave ndërkombëtare, flamurë ose simbole fetare.
  • Markat të cilat konsistojnë në emrat e personave të mirënjohur nga publiku, portretet ose pseudonimet e tyre, pa autorizimin e këtyre personave.

Çfarë karakteristikash janë kryesore për markën tregtare?

Marka tregtare duhet të ketë karakter dallues. Një markë mund të jetë dalluese kur nga natyra e saj është në gjendje të dallojë mallrat dhe shërbimet e një njësie ekonomike nga të mirat dhe shërbimet e një tjetri. Një markë tregtare nuk është dalluese nëse është përshkruese. Ajo është përshkruese nëse përshkruan natyrën ose identitetin e mallrave ose shërbimeve për të cilat ato përdoren.

Për shembull, fjala “Apple” është një markë tregtare e veçantë për një kompjuter, sepse nuk ka asnjë lidhje me to. Mergjithatë, ajo nuk do të ishte dalluese për mollët në përgjithësi. Me fjalë të tjera, dikush që i rrit dhe i shet ato nuk mund ta regjistrojë fjalën ‘mollë’ si markë tregtare dhe ta mbrojë atë, sepse konkurrentët e tij duhet të jenë në gjendje të përdorin fjalën për të përshkruar mallrat e tyre.

Marka tregtare nuk duhet të ketë karakter mashtrues. Një markë tregtare mashtruese do të ishte ajo që thotë se mallrat për të cilat është përdorur kanë disa cilësi kur në realitet nuk i kanë.

Si kryhet mbrojtja e markës tregtare?

Njohja dhe respektimi i një marke tregtare kërkon investime të konsiderueshme dhe një periudhë kohe të mjaftueshme. Prandaj, është në interesin e të gjithëve që kërkojnë të përdorin një markë tregtare për t’u siguruar që ajo mbrohet si një pjesë e vlefshme e pronës intelektuale. Regjistrimi i markës tregtare në Regjistrin e Markave Tregtare është kusht i mbrojtjes së saj. Pas regjistrimit, pronari i saj ka të drejtë të ndalojë që të tjerët ta përdorin atë.

Regjistrimi nuk është mënyra e vetme për të mbrojtur një markë tregtare. Një markë tregtare e paregjistruar nuk mbrohet derisa të fitojë veçori dhe reputacion të mjaftueshëm në treg, gjë që mund të marrë shumë kohë pas lansimit fillestar.

Baza ligjore: Ligji Nr.9947, datë 7.7.2008 Për Pronësinë Industriale, i ndryshuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020