Burime LigjoreNdërrmarrësi & TregtiMbështetja e Biznesit ndaj Papunësisë: Si dhe Pse Duhet të Ndihmoni

August 24, 20210

Ne i nderojmë ëndrrat duke punuar për to.”

Ndoshta disa minuta në rrjetet sociale që herët në mëngjes, nuk janë të shpenzuara për keq. Mund të të ndodhi të lexosh fjali të tilla, teksa pini filxhanin e kafesë përpara nisjes së punës.

Të hënat nuk janë aq të këqija nëse puna që bëni ju jep kënaqësi. Çdo person që krenohet ose e identifikon veten me profesionin e tij/ saj mund ta kuptojë mirë këtë gjë. Edhe nëse jo, ki parasysh se çdo ditë pagese është një ditë e mirë!

Në fakt ky nuk është një postim me kuptim të fshehur filozofik, pavarësisht se u nxit nga filozofia e jetës së Viktor Frankl. Ideja e tij mund të përshkruhet shkurt me këto fjalë: “Jeta është një udhëtim në kërkim të kuptimit. Njeriu e gjen atë duke bërë një punë kuptimplote për të, duke dashur një person tjetër dhe duke demonstruar forcë vullneti në kohë të vështira.”

Ka dy mënyra për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje:

  • E para: duke pyetur një person tjetër.
  • E dyta: duke bërë kërkimin tuaj.

Ne morëm rrugën më pak të përshkruar për të gjetur disa të dhëna dhe ligje mbi situatën e punësimit në Shqipëri.

Çfarë dimë deri më tani?

  • E drejta për punë është një e drejtë kushtetuese e sanksionuar në Kushtetutën Shqiptare.
  • Mungesa e një kontrate me shkrim mund të dëmtojë interesat ligjore të një punëdhënësi.
  • Shqipëria ka një kuadër ligjor adekuat për punësimin.

Çfarë mund të bëhet tjetër?

Programet e stimulimit të punësimit janë një kombinim i politikave qeveritare dhe zbatimit të ligjit. Për këtë qëllim, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin nr. 15/2019 “Për nxitjen e punësimit” si një mjet për të mbështetur punësimin përmes trajnimit profesional, dhe programeve publike mbi punësimin dhe vetëpunësimin.

Ligji i ri shfuqizoi ligjin nr. 7995, datë 20.09.1995 “Për nxitjen e punësimit”, i ndryshuar.

Shkurtimisht, ligji i ri parashikon:

  • Politika aktive dhe pasive që mbështesin punëkërkuesit, dhe personat e punësuar për një mjedis më të mirë pune.
  • Përfshirjen e punëdhënësve në strukturat rajonale dhe lokale që ofrojnë programe kualifikimi.
  • Trajtim prioritar për punëkërkuesit afatgjatë.
  • Punësim prë personat që janë pjesë e grupeve të veçanta.
  • Pjesë e grupeve të vecanta janë punëkërkuesit të disavantazhuar në tregun e punës.
  • Ligjvënësi kërkon që çdo punëdhënës i regjistruar në strukturat përkatëse të respektojë detyrimet e tij/ saj ligjore.
  • Nëse nuk është e mundur, punëdhënësi duhet të paguajë një kontribut në emër të Fondit të Punësimit Social në masën 100 për qind të pagës minimale kombëtare, për çdo muaj, për çdo person që duhet të kishte punësuar, sipas kësaj dispozite ligjore.
  • Shkelja e këtij detyrimi ligjor konsiderohet kundravajtje administrative dhe dënohet  me gjobë.
  • Fondi i Punësimit Social përdoret për të mbështetur financiarisht të gjitha programet që promovojnë punësimin, vetëpunësimin dhe rehabilitimin e vendit të punës. 
  • Shërbim online të ofruar nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive për një kërkim të shpejtë për çdo punëkërkues.

A është kjo zgjidhja e vetme?

Ulja e normës së papunësisë është një sfidë e pakohë për çdo qeveri. Miratimi i ligjeve të reja mund të mos jetë zgjidhja përfundimtare, por sigurisht që është pikënisja e duhur.

Të dhënat e tremujorit të parë të vitit 2021 – të siguruara nga INSTAT – tregojnë se shkalla e punësimit për popullsinë nga 15 në 64 vjec është 59 %. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, ajo u ul me 2.6 %.

Nga ana tjetër, shkalla zyrtare e papunësisë është 11.9%. Ajo pësoi një rritje me 0.5 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Nëse dikush e nderon ëndrrën duke punuar për të, një punëdhënës nderon ligjin duke respektuar detyrimet e tij/ saj. 

Si ndihmon Legit?

Ne kemi një seksion të dedikuar ndaj lajmërimeve të fundit mbi ofrimin e vendeve të reja të punës në fushën e ligjit.

Ju mund të na vizitoni si një biznes që ofron vendet e lira në këtë hapsirë, ose si një punëkërkues ndaj mundësive të reja.

Në çdo rast, mund të abonoheni në blogun tonë. Këtu në Legit, ne nderojmë kohën që na kushtoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020