Burime LigjoreNdërrmarrësi & TregtiMë Shumë të Drejtë Autori, më Pak Formalitete

July 15, 20210

E drejta e autorit është një degë e Pronësisë Intelektuale. Në thelbin e saj qëndron e drejta e autorit për të përfituar prej çdo produkti të krijuar nga kapaciteti i tij intelektual.

Më shumë të drejtë autori, më pak formalitete

Ndoshta kushdo që ka parë shkronjën “C” të mbyllur në një rreth, e pranë saj një emër apo një vit tregues, mund të ketë pyetur veten për kuptimin e saj. Këtu në Legit, ne duam që ta bëjmë më të qartë kontekstin e saj ligjor.

Traktati i parë ndërkombëtar në lidhje me mbrojtjen e të drejtës së autorit është Konventa Universale e të Drejtës së Autorit (KUDA, 1971). Konventa kërkonte një regjistrim formal të kësaj të drejte, në mënyrë që ajo të eksiztonte. Shkronja “C” e mbyllur në një rreth ishte tregues për tri element: zotëruesin e së drejtës, vitin kur ajo e drejtë bëhej e mbrojtur, dhe përmbushjen e kushteve formale të kërkuara.

Të gjitha këto formalitete u hoqën në një konventë të mëvonëshme. Konventa e Bernës për Mbrojtjen e Punimeve Letrare dhe Artistike (KB, 1886) prezantoi konceptin e ‘punës së fiksuar’. Sipas këtij parashikimi nuk kërkohet asnjë regjistrim formal i së drejtës së autorit, në mënyrë që të përfitohet prej saj. Legjislacioni shqiptar ka inkorporuar të njëjtin koncept në ligjin “Mbi të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të” (2016). Ekzistenca dhe zbatimi i të drejtës së autorit nuk kërkon regjistrim që autori/ja të përfitojë nga vepra e tij/saj. Ai/ ajo e gëzon këtë të drejtë nga momenti që realizon krijimin. Megjithatë, çdo krijues gëzon të drejtën që në mënyrë vullnetare ta regjistrojë punën e vetë në një regjistër të vecantë.

Krijime që gjejnë mbrojtje nga e Drejta e Autorit

Ligjet moderne për të drejtën e autorit krijojnë lehtësira që autoret të përfitojnë nga të drejtat e tyre pa përmbushur asnjë formalitet ligjor. Megjithatë, një punim duhet të jetë original dhe të tregojë karakteristika individuale në mënyrë që të mbrohet nga ligji.

Çfarë nuk është e rëndësishme që një vepër të jetë objekt i së drejtës së autorit?

  • Mënyra e shprehjes
  • Forma e komunikimit
  • Lloji i veprës
  • Qëllimi i krijimit
  • Vlerat artistike

Prandaj, veprat që gezojnë mbrojtje nga e drejta e autorit janë:

  • Krijimet e fjalës, të shprehura nëpërmjet shkrimeve letrare dhe publicistike, leksionet, predikimet fetare
  • Programet kompjuterike
  • Krijimet  me ose pa tekst
  • Krijimet koreografike dhe pantomimat
  • Krijimet audiovizuale, përfshirë krijimet kinematografike
  • Piktura, skulptura, grafika, artet dekorative monumentale
  • Vizatimet, planet, skicat, dhe krijimet arkitekturore
  • Krijimet fotografike
  • Veprat e arteve të aplikuara: krijimet tredimensionale, ilustrimet, listat
  • Hartat dhe vizatimet në fushën e topografisë, gjeografisë dhe shkencës
  • Krijimet kartografike
  • Prezantimet shkencore, disertacionet, leksionet universitare, librat shkollorë, monografitë, projektet dhe dokumentacioni shkencor.

Këto krijime mbrohen si një e tërë. Si rrjedhojë, të njëjtën mbrojtje gëzon edhe plani arkitekturor i papërfunduar, titulli i një kënge të papërfunduar, apo çdo personazh libri i një draft- novele.

Pra, e drejta e autorit mund të mbrojë çdo krijim?

Praktikisht, po. Çdo krijim letrar dhe artistik mund të gjejë mbrojtje nga ligjet moderne të së drejtës së autorit. Megjithatë, forma të caktuara të shprehjes nuk janë të mbrojtura ligjërisht. E drejta e autorit mbron vetëm formën e shprehur, jo idenë abstrakte, teorinë apo konceptin.

Krijime të tjera që nuk mbrohen nga e drejta e autorit janë:

  • Aktet ligjore dhe dokumenta të tjerë ligjor të paraqitura me qëllim që të informohet zyrtarisht publiku
  • Simbolet zyrtare të shtetit, të organizatave dhe autoriteteve publike
  • Mjetet e pagesës
  • Lajmet ditore
  • Të dhënat dhe faktet e thjeshta.

Pse është e rëndësishme e drejta e autorit?

Autori/ja gëzon disa të drejta mbi punën e vetë, të cilat mund t’i shfrytëzojë si të dëshirojë.

  • Gëzimi i të drejtave ekonomike mbi veprën i mundëson shpërblim për çdo përdorim që mund t’i bëhet veprës.
  • Të drejtat personale jo-pasurore i garantojnë të drejtën për t’u njohur dhe referuar si autor/e i/e veprës. Çdo person që e përdor punën e tij/ saj në mënyrë publike është i detyruar të tregojë emrin e autorit/es në çdo përdorim të veprës.
  • Gëzimi i të drejtave ekskluzive ndalon çdo palë të tretë ta përdori një punë pa autorizimin paraprak nga autori/ ja. Në këtë rast, duhet kërkuar një leje e vecantë nga autori/ja në mënyrë që vepra të mund të riprodhohet, shpërndahet, komunikohet apo mbi të-të krijohen punë të prejardhura.

Megjithatë, ashtu sikurse shiu i ftohtë i Nëntorit, asgjë nuk zgjat përgjithmonë. Autori/ja i gëzon të drejtat ekonomike përgjatë jetës së tij/ saj. Pas vdekjes, këto të drejta i kalojnë trashëgimtarëve për 70 vite. Pas kësaj kohe, çdokush mund ta përdori një krijim pa kërkuar autorizim paraprak. Vetëm të drejtat morale i përkasin autorit gjithmonë, pavarësisht nëse ka vdekur, apo i ka transferuar të drejtat ekonomike.

Cfarë duhet të dish për biznesin tënd?

  • Praktikisht çdo krijim i berë përgjatë punësimit mund të mbrohet nga e drejta e autorit.
  • Të drejtat ekonomike dhe të drejta të tjera mbi një punë të bërë nga punemarrësi i takojnë punëdhënësit.
  • Pas mbarimit të marrëdhënies së punës, të drejtat ekonomike mbi krijimin i kthehen mbrapsht ish- punëmarrësit. Megjithatë, përkundrejt një shpërblimi të drejtë, kjo e drejtë mund të qëndrojë ende në pronësi të punëdhënësit.
  • Faqja e Web-it mund të mbrohet gjithashtu.
  • Çdo material i ekspozuar aty gëzon mbrojtje të vecantë.
  • Vendos në faqen e web-it shkronjën “C” të mbyllur në një rreth, sa për vërtetim.

Për shembull:

Të gjitha shkrimet ligjoreLegit janë pjese e pronësisë së vetë intelektuale. Çdo shpërndarje apo përdorim duhet bërë duke njohur Legit si autor.

Në cdo rast, ky komunikim me publikun lejohet kur nuk ka asnjë qëllim për përfitim ekonomik. Përndryshe, nëse një njeri paguhet për realizimin e shkrimeve në një blog tjetër duke përdorur materialet e gjetura në Legit, kjo shkakton shkelje të së drejtës së autorit.

Qëndroni të përditësuar në Legit dhe mbroni të drejtat tuaja!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020