Burime LigjoreMë Shumë Taksa: Shqipëria Drejt Tatimit të Kriptomonedhave

July 13, 20220
http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2022/07/crypto.png

Në vitin 2023, në Shqipëri do të taksohen të ardhurat nga kriptomonedhat. Aktualisht, projektligji “Per tatimin mbi te ardhurat” është në fazën e konsultimit publik. (Tekstin e plotë të tij mund ta aksesoni këtu.)

 

Çfarë është një kriptomonedhë?

 

Kriptomonedha është përkufizuar për herë të parë në një instrument ligjor si:

“Mjet virtual që nënkupton një pasqyrim digjital të një vlere që mund të depozitohet, të tregtohet apo të transferohet në formë digjitale, si dhe që mund të përdoret për qëllime pagesash ose investimesh apo si mjet shkëmbimi, duke përfshirë por pa u kufizuar te kriptomonedha. 

Në këtë përkufizim nuk përfshihen pasqyrimet digjitale të monedhave të njohura zyrtarisht si të nxjerra ose të garantuara nga bankat qendrore ose një autoritet publik, të letrave me vlerë dhe mjeteve të tjera financiare që janë parashikuar nga legjislacioni në fuqi.”

– Neni 2, projektligji “Per tatimin mbi te ardhurat”

Po sipas projektligjit:

“Nxjerrja ose përfitimi i mjeteve virtuale (Mining) nënkupton veprimtarinë e përdorimit të fuqisë kompjuterike të përdoruesve të sistemit për zgjidhjen e algoritmeve kriptografike me qëllim konfirmimin e transaksioneve dhe përfitimin e mjeteve virtuale në këmbim, si dhe veprimtaria e përpunimit dhe konfirmimit të transaksioneve përmes investimit të një mjeti virtual të caktuar nga ana e përdoruesve të nyjeve kompjuterike pjesëmarrëse në këtë proces.”

– Neni 2, projektligji “Per tatimin mbi te ardhurat” 

Si do të tatohen kriptomonedhat?

 

Projektligji konsideron të tatueshme:

  • Të ardhurat nga nxjerrja ose përfitimi i mjeteve virtuale nga një person rezident në Republikën e Shqipërisë; dhe
  • Të ardhurat nga transaksionet me mjete virtuale nga një person rezident në Republikën e Shqipërisë

Këto të ardhura do të konsiderohen si të ardhura nga biznesi. Në rast se, të ardhurat nuk do të konsiderohen si të ardhura nga biznesi, do të taksohen si të ardhura nga investimet

 

Shkalla e tatimit

 

Të ardhurat neto (fitimi)  nga biznesi do të tatohen me normat e mëposhtme:

Baza tatimore vjetore Norma tatimore
0 – 14,000,000 lekë 15%
Mbi 14,000,000 lekë 23%

 

Të ardhurat  nga investimi do të tatohen me normat e mëposhtme:

Të ardhurat nga dividentët 8 %
Çdo zë tjetër i të ardhurave nga investimi 15%

 

A do të prekem nga ndryshimet e legjislacionit? 

 

Nëse je subjekt i tatimit mbi të ardhurat, po. 

Megjithatë, në rast se ti apo biznesi yt keni nevojë për konsulencë ligjore në fushën e taksave, te Legit mund të konsultohesh me një avokat ose jurist biznesi. 

Si?

  1. Regjistrohu në platformë si përdorues
  2. Kliko “Gjej Avokat
  3. Krijo çështje

Pas këtij momenti, kërkesa do t’i shkojë profesionistëve të regjistruar në platformë, të cilët përgjigjen me anë të një ofertë brenda një afati kohor 5-ditor.

Benjamin Franklin kishte të drejtë, taksat janë e vetmja gjë e sigurt në këtë botë! Ashtu sikurse ofrimi i shërbimeve ligjore te Legit, si askund tjetër! 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020