PunësimMenaxher i Politikave dhe Avokatisë te AMCHAM

September 22, 20210

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) po kërkon një Menaxher/e dinamik/e të Politikave dhe Avokatisë, për të ofruar mbështetje në menaxhimin e përditshëm të programeve të AmCham.

Detyrat & Përgjegjësitë

  • Përgatit draft programet vjetore të komisionit dhe ngjarjet – sipas procesit miratues nga bordi
  • Koordinon ngjarjet me kryesuesit e komiteteve dhe folësit kryesorë (koordinohet me menaxherin e komunikimit dhe ngjarjeve)
  • Monitoron në vazhdueshmëri  peisazhin legjislativ për projektligjet e propozuara
  • Koordinohet me komitetet gjatë shqyrtimit dhe analizës së projektligjeve
  • Përgatit shkresa zyrtare dhe ndan komentet e komiteteve me institucionet përkatëse sipas nevojës
  • Merr pjesë në seancat e diskutimit të projektligjeve në mënyrë që të mbrojë interesat e anëtarëve
  • Realizon analiza solide në procesin e hartimit të ligjit dhe zhvillimit të politikave
  • Përgjegjës/e për hartimin e përgjigjes së organizatës ndaj tendencave të reja të politikave, politikave teknologjike, njohurive dhe avokimit në lidhje me anëtarët dhe partnerët e jashtëm
  • Angazhohet me agjencitë publike dhe grupet e interesit në përgatitjen e opinioneve dhe projektligjeve për rekomandim ndaj kanaleve zyrtare
  • Siguron mundësitë e organizatës për angazhim të jashtëm

Kualifikimet/Kompetencat e kërkuara

  • Të ketë së paku 7 vjet përvojë pune në administratë, sektori publik ose ligjor dhe/ose  eksperiencë në sektorin privat
  • Diplomë universitare në drejtësi ose ekuivalente me të
  • Aftësi e dëshmuar për të hartuar, modifikuar dhe prodhuar propozime të shkruara dhe raporte të përqendruara në rezultate
  • T’i kushtojë kujdes të vecantë detajeve, të ketë aftësi për të analizuar dhe përmbledhur dokumente të gjata dhe komplekse
  • Aftësia për të menduar përtej metodave tradicionale dhe për të qenë novator në kërkimin e zgjidhjeve për sfidat operacionale dhe logjistike
  • Aftësi të forta për ndërtimin e marrëdhënieve
  • Aftësi të mira të punës në ekip
  • Përvojë në përdorimin e kompjuterëve dhe programeve softuerike  (MS Word, Excel, etj.)
  • Aftësi organizative, prezantuese dhe planifikuese
  • Aftësia për të kryer shumë detyra dhe për të punuar pa mbikëqyrje
  • Njohuri gjuhësore: Anglisht (nivel profesional)

Kualifikime shtesë

  • Të ketë punuar dhe/ose studiuar në Shtetet e Bashkuara për +2 vjet
  • Preferohet diplomë e avancuar në Menaxhim Biznesi ose Ekonomi

Si të aplikoni

Aplikantët e interesuar duhet të paraqesin një letër të shkurtër interesi dhe një CV të përditësuar në adresëen e emailit info@amcham.com.al duke përfshirë në subjekt emërtimin “Menaxher i Politikave dhe Avokatisë”.

Afati i fundit i aplikimit: 01 Tetor 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020