Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë shpall konkursin për pozicionin “Drejtues i Institutit të Kosovës për Administratën Publike”.
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Mbështet dhe ofron këshilla të nivelit të lartë për titullarin e institucionit dhe Sekretarin e Përgjithshëm lidhur me fushë veprimtarinë e agjencisë ekzekutive;
- Drejton dhe mbikëqyrë të gjitha aktivitetet e agjencisë dhesiguron funksionim efikas të saj, si dhe menaxhon nëpunësit civilë dhe punonjësit e tjerë të agjencisë;
- Siguron zbatimin e legjislacionit dhe vendimeve që ndërlidhen me agjencinë, si dhe zgjidhjen e problemeve të ndryshme dhe komplekse që ndikojnë në realizimin e objektivave të agjencisë;
- Propozon buxhetin për agjencinë dhe siguron ekzekutimin e tij sipas legjislacionit për menaxhimin e financave publike, si dhe identifikon mundësitë për reduktim të shpenzimeve;
- Harton planin e punës, plane veprimi dhe raportin vjetor të performancës së agjencisë;
- Organizon punën dhe përcakton detyrat sipas departamenteve dhe siguron një klimë bashkëpunimi dhe gjithëpërfshirëse të stafit dhe promovon zhvillimin e kapaciteteve njerëzore;
- Përfaqëson agjencinë me autorizim të titullarit të institucionit në takime dhe forume brenda dhe jashtë vendit në fushat dhe çështjet e ndërlidhura me mandatet dhe funksionet e agjencisë;
- Kryen edhe çdo detyrë dhe përgjegjësi tjetër që i caktohet me Ligj apo i delegohet shprehimisht nga titullari i institucionit.
Kërkesat e përgjithshme
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
Kërkesa formale
- Arsimimi i kërkuar: Diplomë e studimeve universitare
- Bachelor në administratë publike, menaxhim publik, shkenca politike ose drejtësi.
- Përvoja e punës e kërkuar: Së paku tetë vite përvojë pune profesionale, duke përfshire së paku pesë vite përvoje pune në pozita drejtuese.
Njohuri, Aftësi dhe Cilësi
- Mendim kreativ dhe strategjik;
- Lidership;
- Zgjidhje problemesh;
- Orientim ndaj rezultateve;
- Komunikim;
- Menaxhim;
- Përshtatje;
- Punë në ekip;
- Zhvillimi i vetës dhe i tjerëve
Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
- Kopjet e diplomave mbi kualifikimin arsimor, nostrifikimin për diplomat e marra jashtë vendit;
- Dëshmi për përvojën e punës / vërtetim i lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimeve në atë pozitë;
- Letër motivimi;
- Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit;
- Kopje të letërnjoftimit/Pasaportës;
- Dëshmi nga institucioni ku punon që nuk ka masë disiplinore;
- Certifikatë nga Gjykata që nuk është i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje, jo më të vjetër se gjashtë (6) muaj nga data e lëshimit;
- Dokumente të tjera që provojnë plotësimin e kushteve për aplikim, të përcaktuara në shpalljen e konkursit.
Mënyra e aplikimit
Përmes portalit për rekrutim elektronik.
Afati i fundit i aplikimit: 30.10.2021