BloguBurime LigjoreMirëbesimi sipas Njohësve të Ligjit

August 20, 20210

A jemi ne, njerëzit, të mirë?

Rutger Bregman, autori i librit “Njerëzimi: Një histori shpresëdhënëse” do të thoshte fjalë për fjalë “Shumica e njerëzve, thellë në vetvete, janë mjaft të mirë”. Nga ana tjetër, çdo njohës i ligjit fillimisht do të hezitonte. Sidoqoftë, përgjigjja do të ishte “Varet”.

 

Varet nga çfarë?

Bregman beson se “Disa gjëra janë të vërteta pavarësisht nëse besoni në to apo jo. Uji vlon në 100 ° C. Pirja e duhanit vret. Presidenti Kennedy u vra në Dallas më 22 nëntor 1963. Gjëra të tjera mund të jenë të vërteta, vetëm nëse besojmë në to. “

Pikërisht! Disa gjëra mund të jenë të vërteta nëse njerëzit udhëhiqen nga bona fides (“mirëbesimi” nga latinishtja). Ky parim i përgjithshëm ligjor gjen zbatim në fusha të ndryshme të së drejtës, në marrëdhëniet kontraktore në veçanti. 

Përveç faktit që një kontratë përmban detyrime ligjore për t’u përmbushur nga palët, secila prej tyre përpara se të finalizojë marrëveshjen ka në mendje (të paktën) dy gjëra:

  • Përfitimet në natyrë dhe/ ose para, dhe/ ose
  • Sjelljen e palës tjetër.

Thënë shkurt, natyra jonë njerëzore pret nga të tjerët të sillen me mirëbesim. Vetëm se ligji, ndryshe nga njeriu, nuk është subjektiv, as emocional, dhe nuk ka as pritshmëri. Ai thekson qartë qëllimin dhe objektivat e tij, të cilat në këtë rast janë: vendosmëria e shprehur e palëve për të lidhur një kontratë dhe për të përmbushur  detyrimet e tyre.

Në fund të fundit, ne marrim atë që presim të marrim (po citojmë Bregman edhe një herë). Prandaj, nëse jeni të apasionuar për të zgjeruar fjalorin tuaj në latinisht, mund të klikoni këtu.

Mos ngurroni të ndani me Legit mendimin tuaj për librin (nëse e lexoni), dhe të na shprehni në  çdo kohë komentet mbi postimet tona në blog.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020