Detyrat dhe Përgjegjësitë
Asistenti i Programit do të punojë brenda Departamentit të Demokratizimit (DD/Seksioni i Qeverisjes (GS) në Zyrat Qëndrore). Nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Shefit të Seksionit, përgjegjësi do të ofrojë mbështetje administrative ndaj programit, sipas detyrave të mëposhtme:
- Mban, ndjek dhe mbikqyr afatet e objektivave për Seksionin
- Harton korrespondencën në gjuhën angleze
- Përgatit përmbledhjet e takimeve dhe dokumentacionin përkatës
- Mbështet menaxherët e projekteve në zbatimin e projekteve
- Mban përgjegjësinë specifike për mbështetjen e raportimit të projekteve
- Asiston në dhënien e këshillave teknike ndaj Institucioneve të Qeverisjes, duke përfshirë Organet e Administrimit Zgjedhor, si dhe përgatit raporte të veçanta duke siguruar informacion të përgjithshëm dhe mbështetje teknike ndaj misioneve speciale
- Ndihmon në zhvillimin dhe zbatimin e projekteve të Qeverisjes, përgatitjen e zbatimit të planifikimit dhe monitorimit të aktiviteteve të projektit në saj të informacionit të marr përmes raporteve dhe vlerësimit të progresit
- Ndjek progresin e aktiviteteve, afatet, arritjet
- Ndihmon në përgatitjen e takimeve dhe seminareve
- Harton dhe zhvillon materialet për prezantime
- Ofron trajnim të brendshëm ose të jashtëm, analizon të dhëna sasiore bazuar në programe të avancuara si Excel
- Kryen sondazhe, analizon të dhëna cilësore, formulon propozime për përmirësimin e proceseve të punës së homologëve
- Ofron mbështetje të plotë ndaj të gjitha aktiviteteve që lidhen me programet e Institucioneve të Qeverisjes
- Ofron mbështetje të plotë ndaj të gjitha aktiviteteve që lidhen me programet e Institucioneve të Qeverisjes
- Ofron ndihmë në filtrimin dhe koordinimin e informacionit që vjen nga terreni, në mënyrë që të ofrojë në kohë, komentet me udhëzimet përkatëse
- Kryen çdo detyre tjetër siç mund t’i kërkohet
Për informacion më të detajuar mbi strukturën dhe punën e Misionit të OSBE -së në Kosovë, ju lutemi klikoni këtë link.
Kualifikimet e nevojshme
- Diplomë e arsimit të mesëm, shoqëruar nga studime në fushën e sekretarisë, administratës ose menaxhimit të projekteve
- Të paktën katër vjet përvojë pune në institucionet qeveritare, ndërqeveritare, organizata ndërkombëtare ose organizata të shoqërisë civile, mundësisht brenda qeverisjes qendrore ose lokale të OSBE-së, përfshirë projektet dhe aktivitetet mbështetëse elektorale
- Përvojë me mbështetjen, monitorimin dhe vlerësimin e projekteve
- Njohur kompjuterike me përvojë praktike në Paketën Office
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi, me shkrim dhe me gojë, në gjuhën angleze dhe në gjuhën vendase
Për procesin e aplikimit vizitoni këtë link.