Burime LigjoreKontratat & TransaksionetNDA: Marrëveshja e Konfidencialitetit

May 5, 20210
http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2021/05/Mbrojtja-e-Konsumatorit-2.png
Çfarë është Marrëveshja e Konfidencialiteti?

 

Një Marrëveshje e Konfidencialiteti  (NDA), e njohur ndryshe edhe si Marrëveshje e Konfidencialiteti, është një kontratë që krijon një marrëdhënie konfidenciale midis palëve të saj. NDA-të janë shumë të zakonshme dhe kushdo që zotëron me ide ose produkte, ose kompani që i janë nënshtruar një procesi kontrolli (due diligence), kanë qenë palë në një NDA.

Palët shkëmbejnë materiale, njohuri ose informacione konfidenciale që dëshirojnë të ndajnë me njëra-tjetrën për qëllime të caktuara, por dëshirojnë të kufizojnë qasjen në to. Zakonisht, NDA janë të njëanshme – ato mbrojnë konfidencialitetin e palës deklaruese, por herë pas here një marrëveshje e ndërsjellë mund të jetë e përshtatshme, në kuadër të një partneriteti biznesi.

 

Cilat janë dispozitat tipike të një NDA?

 

Një NDA zakonisht përfshin:

  1. Palët dhe gjeneralitetet e tyre
  2. Përkufizimi se cilat janë të drejtat e pronësisë
  3. Kohëzgjatja (afati) i marrëveshjes
  4. Njoftimet midis palëve
  5. Dëmshërblimi për shkelje, masat urdhëruese gjyqësore
  6. Përjashtimet dhe deklarimet e lejueshme
  7. Ligji dhe juridiksioni që kontrollon marrëveshjen

Është e rëndësishme që një NDA t’u sigurojë palëve aftësinë për të zbatuar të drejtat e përshkruara në të. Në këtë aspekt, normalisht një NDA do të përfshijë një zgjidhje të përshtatshme ligjore, të tilla si një masat urdhëruese të gjykatës kompetente, në rast të shkeljeve.

 

Nëse të nevojitet një marrëveshje e tillë, do të mund ta përpilosh te Legit për vetëm 5 minuta!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020