Dëshironi ta çoni karrierën tuaj në një nivel të ri dhe të zbuloni potencialin tuaj drejtues? Atëherë bashkohuni në ngjarjen online të 4 Dhjetor-it.
Më 4 Dhjetor do të keni mundësinë ideale për të mësuar më shumë rreth diplomave më të njohura të biznesit në botë, të flisni me drejtorët e institucioneve kryesore ndërkombëtare nga Gjermania, MB, SHBA-ja dhe më shumë.
3 mënyra se si kjo ngjarje do t’ju ndihmojë në udhëtimin tuaj profesional:
- Takime një-për-një, punëtori, dhe më shumë
Përfitoni nga formati interaktiv– seminare mbi përgatitjen për testim dhe prezantimet në shkollë, si dhe dhe diskutime në panel me të diplomuar në Administrim Biznesi. Ju mund të shijoni takime një-për-një me përfaqësues të shkollave të biznesit nga e gjithë bota.
Planifikoni pyetjet tuaja tani në mënyrë që të merrni të gjitha detajet në lidhje me programet më të mira të Administrim Biznesit.
- Eksperiencë e personalizuar
Zgjedhja e një MAB-je ose MAB-je Ekzekutive është një përvojë e ndryshme për të gjithë. Në eventin online do të keni një konsulent personal për t’ju udhëhequr në programet që i përshtaten më mirë sfondit dhe pritshmërive tuaja. Më pas, do të mund të bisedoni një me një me përfaqësuesit e shkollave që përputhen me preferencat tuaja.
- Bursa prej 1000 euro për studimet tuaja të biznesit
Në fund të çdo sezoni, ky program i jep një studenti të ardhshëm një bursë prej 1,000 euro për t’i ndihmuar me financimin e studimeve të tyre në administrim biznes. Përfito nga shanci për të fituar çmimin duke u regjistruar falas.
Përfito nga mundësia për të qënë fituesi i rradhës, duke marr pjesë aktive në diskutime.