Në datën 26 maj, Legatics do të zhvillojë një ngjarje interesante online, ku do të diskutohet rreth sfidave të shëndetit mendor me të cilat përballen profesionistët e ligjit.
Richard Tromans, themelues i Artificial Lawyer dhe e ftuara speciale, Lucy Shurwood, Partnere për Pinsent Masons LLP dhe Chrissie Wolfe, themelues i Law and Broader do të diskutojnë gjetjet e studimit të Legatics mbi këtë temë.
Në partneritet me YouGov, Legaltics kreu një anketë për të zbuluar se çfarë e bën më të vështirë jetën si profesionist i ligjit dhe cilat zgjidhje janë ofruar deri më tani si më efikaset (dhe cilat po funksionojnë realisht). Në takim do të diskutohet gjithashtu rreth elementëve që i bëjnë studiot ligjore më efikase në përgjithësi.
Informacione rreth ngjarjes
- Kur: 26 maj
- Ora: 10:30 e mëngjesit
- Ku: Online
Përfitimet
- Fitim njohurish: Do të njiheni me statistikat konkrete që tregojnë sifdat reale të shëndetit mendor në profesionin ligjor.
- Informacion nga ekspertët e industrisë: Do të mësoni nga përvojat e profesionistëve të industrisë.
- Zgjidhje alternative: Do të mësoni se si profesionistët e tjerë përballen me këto sfida.