Burime LigjoreNjë Iniciativë e Re në Luftën Kundër Pastrimit të Parave

July 27, 20210

Bashkimi Europian (BE) po ndërmerr masa të ndryshme për forcimin e tregut të brendshëm. Në 20 Korrik u prezantua strategjia e re për sigurinë. Duke njohur transformimin e ri demografik, ndryshimet klimatike dhe globalizimin e ndikuar nga rritja e vazhdueshme e teknologjisë digjiitale, “Strategjia e re 2021-2025” synon të promovojë inovacionin duke mbajtur të sigurt në të njëjtën kohë, të drejtat e qytetarëve, institucionet demokratike dhe qëndrueshmërinë e tregut të vetëm. Masat e reja kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit synojnë mbrojtjen e ekonomisë evropiane nga kërcënimet e krimit të organizuar.

Çfarë është Pastrimi i Parave?

Pastrimi i parave është një proces ku shuma të mëdha parash të fituara nga një veprimtari kriminale “pastrohen” në mënyrë që të justifikohet ligjërisht burimi. Kapitali i vendosur nga aktiviteti kriminal është i paligjshëm dhe ‘procesi i pastrimit’ e bën atë të ligjshëm.

Nevoja për Strategjinë e Re

Të dhënat nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin tregojnë se transaksionet e pastrimit të parave llogaritin nga 800 miliardë dollarë deri në 2 trilionë dollarë në vit, ose  nga 2% deri në 5% të prodhimit të brendshëm bruto, në nivel global. Në një nivel evropian, fitimet e paligjshme përbëjnë 1% të PBB-së.

Strategjia e fundit legjislative propozon krijimin e një Autoriteti të ri Kundër Pastrimit të Parave (AKPP) me qëllim forcimin e bashkëpunimit midis vendeve anëtare. AKPP do të jetë një organ qendror, ku të gjithë autoritetet kombëtare do të raportojnë pajtueshmërinë e legjislacionit të tyre me ligjin e BE kundër pastrimit të parave. Si çdo institucion tjetër i BE, do të ketë seli fizike. Rolin si  institucion mbikqyrës do t’a shfaqi vetëm ndaj institucioneve financiare që tregojnë rrezik të mundshëm. Si i tillë do të konsiderohen dhe monitorohen me kujdes, transaksionet që do të tejkalojnë pragun e BE prej 10,000 € për pagesa të mëdha parash. Kjo praktikë ndiqet në disa vende, të tilla si Greqia, ndërsa ekonomitë më të forta si Austria dhe Gjermania nuk kanë asnjë parashikim ligjor. Përkundër kësaj, një raport nga Njësia qeveritare e Inteligjencës Financiare (NJIF) në Gjermani gjeti 77,252 raste të pastrimit të parave.

Megjithatë, paketa e propozuar legjislative duhet të miratohet si Direktivë, në mënyrë që AKPP-ja të fillojë aktivitetin e vetë. Pritet që kjo gjë të bëhet në fund të vitit 2024, pasi Parlamenti dhe Këshilli Evropian të japin mendimin e tyre.

Duke qënë se pastrimi i parave mund të ndikojë në transaksione të bëra si në nivel evropian, ashtu edhe në nivel ndërkombëtar, strategjia e re propozon një bashkëpunim më të fortë midis shteteve anëtare dhe vendeve të treta. Task Forca e Veprimit Financiar (TFVF), e krijuar nga G7, do ti sigurojë AKPP-së çdo informacion ose rekomandim të bërë ndaj një shteti. Çdo shtet që tregon pak ose aspak përpjekje për të luftuar pastrimin e parave, do të renditet në një ‘listë të zezë’ ose ‘listë gri’ (në varësi të rrezikut që shfaq). Për më tepër, BE do të ketë të drejtën të rendisë vetë, vende që nuk i janë njoftuar nga Task Forca e Veprimit Financiar. Masat e marra do të korrespondojnë me rrezikun që paraqet vendi.

Paketa e re Evropiane do të plotësohet nga:

  • Një Rregullore mbi Njohjen e Ndërsjellë të Urdhrave të Ngrirjes dhe Konfiskimit;
  • Një Direktivë për Luftimin e Pastrimit të Parave nga Ligji Penal;
  • Një Direktivë mbi Përcaktimin e Rregullave për Përdorimin e Informacionit Financiar dhe cdo Informacioni Tjetër për të Luftuar Krimet e Rënda;
  • Një Sistem Evropian për Mbikëqyrjen Financiare.

Ashtu sikurse është shprehur komisionerja përgjegjëse për Stabilitetin Financiar të Shërbimeve Financiare dhe Tregjeve të Kapitalit në BE, Mairead McGuinness, “Këto masa do të na ndihmojnë të mbrojmë integritetin e sistemit financiar dhe tregun e vetëm“, një bashkëpunim më i fortë midis vendeve anëtare është thelbësor për të mbrojtur ekonominë dhe për të ndaluar hyrjen e parave nga burime të paligjshme në sistemin financiar të BE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020