BloguBurime LigjoreNjerëzit e Legit: Andi Mashkulli

September 2, 20220
http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2022/09/Legitpeople-1.png

Legit e njoha përgjetë ceremonisë së ndarjes së çmimeve nga ICT Media, ku themeluesja e Legit fitoi çmimin “Gruaja e vitit ne Teknologji” ndërsa unë çmimin “Ylli në ngritje”.

Më impresionoi ideja e digjitalizimit të shërbimeve të ndryshme ligjore, dhe ideja se shumë njerëz do të përfitonin nga kjo platformë. Personalisht, përveç dashurisë që kam për teknologjinë e informacionit, ndaj të njëjtin pasion edhe për drejtësinë dhe zbatimin e rregullave, gjë që më bën të jem dymendësh për zgjedhjen e karrierës që do të ndjek në të ardhmen. Prandaj Legit ishte kombinimi perfekt për mua! Por kjo eksperiencë nuk më përmbush vetëm në këtë aspekt. Puna te Legit si praktikant më dha shembullin perfekt se si duhet të jetë bashkëpunimi dhe puna ekipore, me gjithçka të sinkronizuar dhe fokus në mbështetjen e njëri-tjetrit, me punën e palodhur për të zhvilluar më shumë Legit. 

Legit i së ardhmes do të jetë edhe më i fuqishëm dhe premtues në ofrimin e rrugës së thjeshtë për të zgjidhur atë që është komplekse. Jam i bindur dhe i fascionuar nga puna e pandalshme e ekipit  të Legit në advancimin e atyre që Legit ofron. Besoj që do jetë një prej webportaleve më të vizituara e më të dashura për qytetaret e dashur mbarë-shqiptarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020