BloguBurime LigjoreNdërrmarrësi & TregtiNjerëzit e Legit: Ilvana Dedja

August 25, 20220
http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2022/08/Copy-of-Copy-of-Legitpeople.png

Të dashur #Legitsa,

Menaxherja jonë e gjithëdijshme e organizoi ekipin që të ndante eksperiencën e rrugëtimit në Legit, me lexuesit tanë. Të jem e sinqertë, do kisha preferuar të shkruaja vetë një e-guide në lidhje me kuadrin ligjor të pronësisë intelektuale në Shqipëri para se të bëja këtë, po meqë Genta jonë e mrekullueshme na e kërkoi, “jo”-ja nuk ishte një mundësi. Shpresoj të mos ju mërzis me dërdëllitjet e mia 🙂 

Nuk e di pse, qysh, tek unë isha gjithmonë fëmija i fisit që i drejtoheshin për problemet me teknologjinë. Jo se bëja ndonjë reverse engineering, por kisha një aftësi të paparë për të ndjekur një nga djemtë indianë në YouTube që shpjegonin se si rregullohet dicka – të them të drejtën, në një mënyrë aq të lehtë sa dhe një qen ndoshta mund ta ndiqte, por le të mos shkojmë aty. 

Teknologjia më ka mahnitur gjithnje, dhe gjithmonë i them të tjerve, se nëse nuk do të kisha kaq shumë pasion për ligjin, e mendoj veten totalisht si një vajzë në STEM! Për këtë arsye, në dy vitet e fundit gjatë të cilave fusha e #legaltech filloi të merrte shumë zë, unë zbulova mundësinë për të ndërthurur dashurinë time për ligjin, me ëndrrën time në sirtar – teknologjinë dhe inovacionin. Më pas, të gjitha rrugët më sollën në Legit.


Po si nisi çdo gjë?

 

Unë jam një nga ato përdorueset e LinkedIn – jo the cringy ones me shumë ndjekës (do doja por s’nuk), por nga ata që kalojnë shumë kohë në të. Mbaj mend që kur më doli një postim nga Legit, e hapa dhe u impresionave me idenë dhe modelin e biznesit në një treg si Shqipëria – ku shumica e firmave dhe zyrave ligjore nuk përdorin as Slack për të komunikuar mes tyre, dhe një njeri nuk mund të shkojë as te një notere pa pyetur të paktën 3 njerëz, 2 mace dhe 1 qen nëse ajo apo ai di ta bëjë punën si duhet. Për këtë arsye, mendimi im i dyte ishte: 

Më pas, ndoqa Legit, Gentianen dhe  Kristianën në LinkedIn. I liked the vibe, humorin, memet… Fun fact: ne postojmë shumë meme! 🙂 Në ato momente thashë me vete “ata kanë një sens humori – kjo është një gjë e mirë”. Unë jam një nga ata persona që urren takimet serioze pune dhe jo pune. Jeta është shumë më tepër se të jesh serioz dhe pa humor thjesht për hir të të qënurit serioz.

Pastaj Legit hapi thirrjen për praktikant për sezonin e verës. Uou – interesante, mendova unë. Në momentin që hapa aplikimin, pashë që Legit kërkonte CV, cover letter dhe një blog me 1500 fjalë. Unë e doja këtë mundësi, por ia bëra realisht pyetjen vetes “A e dua kaq shumë?”. Me sa duket, përgjigjia ishte po.

Shkruajta një blog për problemet ligjore në lidhje me Metaverse. U kënaqa shumë më shkrimin e blogut (e postova dhe në një konkurs të klinikës së ligjit te universiteti ku kam studiuar – fun fact: mora një çmim). 

Prita për një përgjigje nëse aplikimi im kishte qënë i sukseshshëm për fazën e dytë – ose jo. Në vend të kësaj, mora një email nga Kristiana që thoshte shkurtimisht “Ilvana – shoh që po bën 100 gjëra të tjera njëkohësisht, a je e sigurt që mund të angazhohesh dhe në Legit?”. Përgjigjia ime ishte: “Po – do punoj me prioritetet!”

Ne bëmë intervistën (kishte shkëndija kudo), unë iu bashkova Legit dhe tani po rritemi bashkë. 🙂

Këto ishin dy muajt e fundit me disa rreshta. Gjatë kësaj kohe, e shoh veten jo si një intern, por sikur e kam menduar vetë idenë bashkë me themeluesen, dhe po jap kontributin tim si të ishte fëmija im, gjithashtu 🙂

Legit – destinacion apo rrugëtim?

 

Fillimisht, harrova të them se unë jam një njeri që vlerësoj më tepër udhëtimin se sa destinacionin. Çdo gjë që kam bërë në këtë jetë e kam trajtuar me mentalitetin “shijo rrugën, pastaj të bëhet ç’të bëhet”. Të njëjtën qasje ndjek dhe me Legit. 

Unë e ndjej shumë misionin dhe vizionin e njerëzve që punojnë me të, dhe kam besim në impaktin që do ketë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri e jo vetëm. I ndjek si role, Kristianën me vizionin për të sjellë një frymë të re në Shqipëri, Gentën me humorin, sinqeritetin dhe dashurinë që shfaq për punën e saj, dhe Valentin për mendjen e tij kritike dhe gatishmërinë për t’i shtuar vlera Legit.

Për këtë arsye, çdo input që unë jap në këtë qëllim, e shoh me vlerë për karrierën time dhe përmirësimin tim si një njeri i ligjit. 

Për më tepër, a jeni ndalur ndonjëhere, të merrni një frymë të thellë dhe të mendoni se sa shumë ka ndryshuar bota në këto dy dekadat e fundit? Makinat elektrike, scooterat, inteligjenca artificiale, robotika, energjia e rinovueshme, mjekësia – çdo gjë ka patur një hov teknologjik. Ndërsa ligji? Ne mund të kemi qindra vite që ndjekim të njëjta parime, rregulla dhe mënyra në një sistem të drejtësisë që tani duhet të përfshijë koncepte si metaverse, cryptovaluta dhe kapacitet për të menduar dhe vepruar të inteligjencës artificiale. 

Nëse nuk do të kishte ndodhur pandemia, ndoshta kalimi i seancave gjyqësore dhe i punës së firmave gjyqësore në online, akoma nuk do të ishte e imagjinueshme. Por për shkak se ndodhi ajo që ndodhi në botë, firmat më të mëdha po ulin numrin e zyrave dhe po kalojnë online sepse provuan që funksionon dhe sjell rezultate. Kjo ishte një sprovë e sistemit të drejtësisë që shihej si një nga fushat më të palëkundura nga teknologjia.

Por siç ka thënë Platoni: nevoja është nëna e të gjitha shpikjeve. Legit lindi nga nevoja për të të pasur një platformë ku avokatët, juristët, profesionistët e ligjit dhe më tepër, të kenë një qasje direkte me klientin.

Edhe nëse teknologjia nuk është pika jote e fortë, sfidoje veten dhe bëhu #Legit! 

Mund ose nuk mund të funksionojë për ty – mjaft të mos jetosh me “Po sikur” në këto ditë e kohë që kanë ardhur!

Përqafime elektronike,

Ilvana

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020