BloguBurime LigjoreNjerëzit e Legit: Valentin Qorrolli

August 19, 20220
http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2022/08/Copy-of-Legitpeople.png
Pse Legit? 

 

Përgjigje e shkurtër: Sepse është një kompani shumë profesionale, me njerëz të mrekullueshëm që kanë ndërtuar një kulturë pune njësoj si veten.

Historia e aplikimit tim për t’ju bashkuar Legit është në fakt mjaft qesharake. Unë dhe një mik i imi shpesh herë diskutojmë se cilat lloje shërbimesh do të automatizohen në të ardhmen, dhe ai shpesh thotë se të rradhës janë shërbimet ligjore.

Kështu, një ditë duke diskutuar mundësinë e automatizimit të shërbimeve ligjore, ai më pyeti nëse kisha dëgjuar ndonjëherë për një startup të quajtur Legit. Fillova menjëherë që të hulumtojë  për kompaninë dhe mbeta shumë i impresionuar me kompaninë dhe CEO-n, Kristianën. 

Teksa unë hulumtoja për Legit, për habinë time, ata ishin duke kërkuar për praktikant. 😀

Natyrisht, nuk hezitova që të aplikoja! Për fat të mirë, pata mundësinë të intervistohem nga Kristiana, për të zbuluar se nuk është vetëm një nga njerëzit më të arsimuar dhe më kompetent që kam takuar ndonjëherë, por gjithashtu edhe një CEO e shkëlqyer. 

Këtë po e thotë dikush që i kanë ardhur në majë të hundës CEO-t dembelë, aq sa nuk e mendon dy herë për t’i adresuar në Twitter. Të gjithë ata që më njohin mund ta konfirmojnë këtë fakt. 😀 Gjithsesi, për t’u rikthyer ku e lashë, kur u intervistova nga Kristiana vura re se kishim shumë gjëra të përbashkëta. Menjëherë u dashurova me vizionin e saj për Legit dhe  çdo gjë që po përpiqej të arrinte. 

Pasi u pranova në programin e praktikës, u njoha edhe me punonjësit e tjerë të cilët ishin ashtu siç e kisha pritur: magjepsës! 

Jam i lumtur që jap kontributin tim në të parën platformë LegalTech në Shqipëri. E di që çfarë po bëjmë për Legit tani, do t’i japi shpresë startup-eve të tjerë t’i bashkohen këtij udhëtimi.

Ta përsëris prap sa i lumtur jam që i jam bashkuar ekipit të Legit, apo ishte e dukshme?! 😀 (Shaka)

Na ndiqni, se në Shtator vijmë me të reja! 🙂 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020