AngelusLex kërkon të punësojë Oficer/e Rikuperimi Kredie.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
– Raporton tek Drejtori i Degës;
– Ndjek procedurat sipas udhëzimeve dhe rregulloreve të institucionit;
– Qëndron i informuar sistematikisht dhe në mënyrë korrekte me ndryshimet e procedurave dhe të produkteve të institucionit;
– Informon klientët për kreditë dhe shërbimet;
– Vlerëson përshtatshmërinë e klientit për të qënë kredimarrës;
– Mbledh dokumentacionin e kërkuar nga klienti;
– Përmbush pritshmëritë javore dhe mujore të plan- biznesit;
– Investon në zhvillimin profesional.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
– Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Drejtësi;
– Të ketë eksperiencë të ngjashme pune;
– Të ketë njohuri të mira të tregut bankar;
– Të jetë i/e mirëorganizuar;
– Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
– Të ketë leje drejtimi (patentë);
– Të ketë njohuri shumë të mira Paketës Microsoft Office.
Për të aplikuar për këtë pozicion pune, dërgoni CV-në në adresën e e-mailit info@angeluslex.com.