Oficina Hub Tirana në kuadër të programit “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë” do të organizojë një cikël trajnimesh me temë “Aspirues për sipërmarrje”.
Programi i trajnimit “Aspirues për sipërmarrje” është një program 10-javor trajnimi për të rinjtë me ide novatore biznesi. Në fund të programit ju do të pajiseni me ide të vlefshme biznesi, me plan veprimi të konsoliduar dhe mentalitet të ri sipërmarrësi, të vlefshme jo vetëm për të ngritur dhe menaxhuar biznesin tuaj por për të shkëlqyer në çdo angazhim aktual apo të ardhshëm.
Për kë është ky program?
Për të gjithë të rinjtë që duan të zhvillojnë idetë e biznesit.
Vendndodhja: Instituti Harry Fultz.
Regjistrohu te info@officina-hub.al.