Kërkesa të Përgjithshme
- Gjendje e shkëlqyer fizike
- Leje dretimi e vlefshme dhe të pasurit aftësi për të drejtuar automjetin duke përdorur transmetimin manual
- Aftësi për të përballuar vështirësitë fizike dhe gatishmërinë për të punuar orë shtesë e në një mjedis me infrastrukturë të kufizuar
Kërkesa mbi Fushën e Ekspertizës
Kërkesa të përgjithshme minimale për të punuar në fushën e ekspertizës janë:
- Diplomë universitare e nivelit të dytë në shkenca politike, marrëdhënie ndërkombëtare, politikë publike, ligj, ligj ndërkombëtar për të drejtave të njeriut ose fusha të tjera të lidhura me të drejtat e njeriut
- Përvojë pune me çështjet e të drejtave të njeriut, pakicat ose çështjet gjinore
- Aftësi të dukshme organizative, analitike, komunikuese dhe ndërpersonale
- Përvojë në hartimin e raporteve
Kërkesat Specifike të Misionit
Të detyrueshme:
- Diplomë universitare e nivelit të dytë në drejtësi, shkenca politike, marrëdhënie ndërkombëtare ose fusha të tjera të ngjashme
- Cilësi të dëshmuara të lidershipit dhe përvojë domethënëse në menaxhimin e zyrës dhe stafit, mundësisht në një pozicion të nivelit të lartë
- Përvojë pune në pozicione drejtuese të nivelit të lartë në cilindo nga këto fusha : diplomaci, shërbim civil, organizata joqeveritare, organizata ndërkombëtare dhe/ose misione operacionale
- Përvojë e dëshmuar në menaxhimin e projekteve dhe buxheteve
- Njohuri të mira mbi standardet ndërkombëtare dhe rajonale të të drejtave të njeriut dhe të drejtat e komunitetit
- Kupton qartë fushave kryesore të mandatit të Misionit
- Njohuri profesionale në gjuhën angleze me aftësi të shkëlqyera komunikimi me gojë dhe me shkrim
- Aftësi të forta analitike dhe problem-zgjidhëse
- Ndërgjegjësim dhe ndjeshmëri e demonstruar ndaj cështjeve gjinore, dhe aftësi për të integruar një perspektivë gjinore në detyra dhe aktivitete
- Aftësia për të krijuar dhe mbajtur marrëdhënie efektive pune me njerëz të kulturave dhe besimeve të ndryshme fetare
- Ndjeshmëria dhe gjykimi kulturor
- Aftësi të demonstruara ndërpersonale dhe përvojë e dokumentuar në negociata
- Fleksibilitet dhe aftësi për të punuar nën presion e brenda një afati të kufizuar kohor
- Aftësia për të përdorur aplikacionet Windows, duke përfshirë përpunimin e tekstit dhe dërgimin e e-maileve.
Të dëshirueshme
- Njohuri për çështjet politike rajonale dhe sistemin ligjor në zonën e Misionit
- Aftësi të demonstruara negocimi dhe/ose konflikt-zgjidhëse
- Njohuri të gjuhëve lokale
Ky vend vakant është për dy pozicione në dy zona
– Qendra Rajonale Gjilan
– Qendra Rajonale Mitrovicë
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Kryen detyrave specifike monitorimi në lidhje me të drejtat e komuniteteve, të drejtat e pronësisë, çështjet e mosdiskriminimit dhe shqetësime të tjera të të drejtave të njeriut siç mund t’i caktohen
- Zbaton monitorimin e udhëzimeve të marra nga Zyrat Qëndrore
- Harton raporte vendore dhe përpilon raporteve të rregullta mbi aktivitetet e të gjithë stafit të Departamentit të vendosur në Qendrën Rajonale
- Mban koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Zyrat Qëndrore për të siguruar shfrytëzimin e drejtë të kapaciteteve në terren
- Lehtëson dhe drejton punën e stafit tjetër profesional dhe mbështetës të Departamentit në Qendrën Rajonale në përputhje me udhëzimet e marra nga Zyrat Qëndrore
- Ndihmon dhe koordinon zbatimin e projekteve në terren
- Kryen detyra të tjera të caktuara
Për më tepër, Drejtori i Qendrës Rajonale do të shërbejë si përfaqësues i Drejtimit të Misionit në rajonin përkatës dhe do t’i caktohen gjithashtu detyrat e mëposhtme:
- Këshillim dhe raportim tek personi që menaxhon Zyrat Qëndrore për të gjitha aktivitetet e ndërmarra sipas përgjegjësisë së Zyrave Qëndrore dhe mbi implikimet politike, të të drejtave të njeriut, juridike dhe civilo-ushtarake të cilat mund të ndikojnë në zbatimin e politikave të Misionit
- Lidhje me bashkëbiseduesit vendorë dhe autoritetet kryesore civile, politike dhe ushtarake ndërkombëtare që veprojnë brenda zonës së përgjegjësisë së Zyrave Qëndrore
- Zbatimi i politikave të vendosura të OSBE -së për sigurinë, sigurinë dhe mbrojtjen e përgjithshme të të gjithë personelit të Misionit dhe pasurive materiale brenda Zyrave Qëndrore
- Zhvillon dhe zbaton strategjinë e përgjithshme për koordinimin e Zyrës Qëndrore në përputhje me prioritetet e Misionit
- Mbikqyr raportimin kontekstual dhe politik të stafit të Zyrave Qëndrore
- Kryen detyra të tjera të caktuara
Afati i fundit i aplikimit: 18.10.2021
Për informacion më të detajuar mbi strukturën dhe punën e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ju lutemi vizitoni këtë link.