Misioni i OSBE-së në Kosovë është në kërkim të një kandidati për pozicionin Asistent Zyre.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Ndihmon dhe mbështet stafin përkatës të Seksionit të Mbështetjes në Terren në detyrat e tyre të përditshme duke ekzekutuar marrëveshje logjistike për monitorim, veprime advokuese, projekte, seminare, konferenca dhe trajnime; ndërvepron me Seksionet në Shtab dhe në terren për të lehtësuar zbatimin e aktiviteteve programore; organizon seminare duke përfshirë punën përgatitore;
- Mbledh, rishikon dhe rendit postën hyrëse, duke ofruar skedarë dhe informacione të nevojshme;
- Dërgon emaile me anë të postës elektronike;
- Është përgjegjës për organizimin e dosjeve të zyrës duke përfshirë: specifikimin e listës së dosjeve për t’i vënë ato në dispozicion të stafit; kontrollimin dhe përditësimin e skedarëve; mbajtjen dhe përditësimin e dosjeve të raporteve, rasteve, çështjeve të tjera konfidenciale të ndërlidhura, korrespondencës dhe materialeve tjera relevante; klasifikimi dhe kodimi i materialit që po depozitohet; kur kërkohet merr pjesë në mbledhje dhe harton procesverbale;
- Cakton takime për Zyrtarin e Lartë të Demokratizimit dhe Zyrtarin e Programit;
- Organizon dhe bashkërendon takimet, duke i njoftuar pjesëmarrësit për kohën, datën dhe tematikat;
- Siguron disponueshmërinë e materialeve të zyrës (kancelari, materiale kompjuterike); organizon prokurimin e materialit të nevojshëm; nëse është e nevojshme, organizon transportin e tij/saj në bashkëpunim me Zyrën e Transportit;
- Kërkon informacionin dhe dokumentacionin bazë sipas kërkesave nga Zyrtari i Lartë i Demokratizimit dhe Zyrtari i Programit;
- Harton raporte dhe korrespondencë në gjuhën angleze në bazë të udhëzimeve të marra nga Zyrtari i Lartë i Demokratizimit dhe Zyrtari i Programit dhe/ose në bazë të njohurive të punës; përgatit përmbledhjet e mbledhjeve, dokumentat përkatëse;
- Shoqëron Zyrtarin e Lartë të Demokratizimit dhe Zyrtarin e Programit, nëse është e nevojshme, për të ofruar shërbime përkthimi (vazhdimisht dhe njëkohësisht) nga anglishtja në shqipe dhe/ose serbisht dhe anasjelltas gjatë takimeve, konferencave, seminareve, takimeve të tryezave të rrumbullakëta, etj.;
- Përkthen tekste dhe dokumente të llojeve të ndryshme (tekste ligjore duke përfshirë ligjet, dekretet, vendimet administrative, komunikimet hyrëse dhe dalëse, zyrtare dhe joformale;
- Kryen detyra të tjera sipas nevojës.
Për informacion më të detajuar mbi strukturën dhe punën e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ju lutemi shikoni këtu.
Kualifikimet e nevojshme:
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm;
- Minimumi tre vjet përvojë pune e ngjashme me organizata qeveritare, ndërqeveritare, ndërkombëtare ose organizata të shoqërisë civile në sekretari, mbajtjen e shënimeve, redaktimin, hulumtimin e informacionit dhe shkrimin e raporteve;
- Përvojë me mbështetjen e projekteve dhe përvojë praktike në përkthim/interpretim;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe me gojë në anglisht dhe në gjuhët lokale;
- Njohja e gjuhëve të tjera rajonale përbën avantazh;
- Vetëdije dhe ndjeshmëri gjinore e demonstruar dhe aftësi për të integruar perspektivën gjinore në detyra dhe aktivitete;
- Aftësi dhe gatishmëri për të punuar si anëtar i ekipit, me njerëz me prejardhje të ndryshme kulturore dhe fetare, gjini të ndryshme dhe pikëpamje të ndryshme politike, duke ruajtur paanshmërinë dhe objektivitetin;
- Njohuri kompjuterike me përvojë praktike në përdorimin e aplikacioneve të Microsoft.
Nëse dëshironi të aplikoni për këtë pozicion, ju lutemi vizitoni këtë link të OSBE-së.
Afati i fundit për aplikim: 26 Dhjetor 2021