Misioni i OSBE-së në Gjilan, Kosovë është në kërkim të një Zyrtari të Lartë për Demokratizimin.
Kërkesat e Përgjithshme
- Gjendje e shkëlqyer fizike;
- Patentë e vlefshme e drejtimit të automjetit dhe aftësi për të drejtuar me kambio manuale;
- Aftësi për të përballuar vështirësitë fizike dhe gatishmëri për të punuar orë shtesë dhe në një mjedis me infrastrukturë të kufizuar.
Kërkesa të fushës së ekspertizës
- Diplomë universitare e nivelit të parë në shkenca politike, marrëdhënie ndërkombëtare, politikë publike, ligj, ligj ndërkombëtar të të drejtave të njeriut ose fusha të tjera të lidhura me të drejtat e njeriut;
- Përvojë pune me të drejtat e njeriut, çështjet e pakicave apo ato me natyrë gjinore;
- Aftësi të demonstrueshme organizative, analitike, komunikuese dhe ndërpersonale;
- Përvojë në hartimin e raporteve.
Arsimi
Diplomë universitare e nivelit të parë ose përvojë e ngjashme.
Përvoja
Minimumi 6 vjet përvojë profesionale.
Kërkesa specifike
- Diplomë universitare e nivelit të parë në administrim publik, shkenca politike ose fusha të ngjashme;
- Përvojë pune ndërkombëtare në terren me procesin e monitorimit, raportimit dhe politikëbërjes;
- Përvojë e dëshmuar në menaxhimin e ciklit të projektit;
- Njohuri me parimet e qeverisjes së mirë dhe njohje e shkëlqyer me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale;
- Zotërim në nivel profesional i gjuhës angleze, dhe aftësi për të hartuar dokumente nën presion dhe brenda afateve të shkurtra;
- Njohuri dhe përvojë e demonstruar me çështjet e demokratizimit (media, procesi zgjedhor) dhe pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje, veçanërisht me gratë, të rinjtë dhe shoqërinë civile;
- Përvojë me menaxhimin e stafit dhe aftësia për të krijuar ekipe;
- Aftësi të forta analitike dhe problem-zgjidhëse;
- Aftësi dhe gatishmëri e demonstruar për të punuar si anëtar ekipi, me persona me prejardhje të ndryshme kulturore dhe fetare, gjini të ndryshme dhe pikëpamje të ndryshme politike, duke ruajtur paanshmërinë dhe objektivitetin;
- Ndjeshmëri dhe gjykim kulturor;
- Fleksibilitet dhe aftësi për të punuar nën presion dhe brenda kornizave kohore të kufizuara;
- Aftësia për të përdorur aplikacionet e Windows, duke përfshirë përpunimin e tekstit në Word, dhe dërgimin e e-maileve.
Avantazh
- Njohuri të një ose më shumë gjuhëve lokale;
- Njohuri për situatën politike rajonale dhe sistemin juridik të zonës së misionit;
- Aftësi të demonstruara negociuese dhe/ose të zgjidhjes së konflikteve.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Ndërvepron me menaxherët e Qendrës Rajonale për të gjitha aktivitetet monitoruese në fushën e përgjegjësisë;
- Kryen detyra specifike monitoruese në lidhje me qeverisjen vendore, median, zgjedhjet, pjesëmarrjen e grave, të rinjve dhe shoqërisë civile dhe çështje të tjera të ngarkuara;
- Bashkëpunon ngushtë me mbikqyrësin e tij/saj dhe Shefat e Seksioneve dhe Menaxhimin e Lartë të Departamentit të Demokratizimit, duke mbikëqyrur stafin në Qendrën Rajonale të caktuar;
- Ekzekuton dhe mbikqyr zbatimin e projekteve në bashkëpunim të ngushtë me mbikëqyrësin e tij/saj dhe shefat e seksioneve të Departamentit të Demokratizimit;
- Përpilon raporte të rregullta për aktivitetet e demokratizimit dhe i dorëzon tek Drejtori i Qendrës Rajonale, tek Departamenti i të Drejtave të Njeriut dhe Komuniteteve dhe tek Menaxhmenti i Lartë i Departamentit të Demokratizimit dhe tek stafi përkatës; harton raporte me kërkesë të Drejtorit të Qendrës ose Departamenteve Rajonale;
- Siguron koordinimin dhe bashkëpunimin e ngushtë me Shtabin, për të siguruar shfrytëzimin e drejtë të kapaciteteve në terren; përgjigjen e kërkesave të Departamenteve dhe sigurimin e realizimit të detyrave të kërkuara nga Seksionet;
- Lehtëson punën e stafit mbështetës në Qendrën Rajonale;
- Kryen detyrave të tjera të caktuara.