Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është në kërkim të një kandidati për pozicionin “Shef i Departamentit të Sundimit të Ligjit dhe të Drejtave të Njeriut”.
Kërkesa të përgjithshme
- Gjendje e shkëlqyer fizike
- Posedim i lejes së drejtimit dhe aftësi për të drejtuar me kamio manuale
- Aftësi për të përballuar vështirësitë fizike dhe gatishmëri për të punuar orë shtesë dhe në një mjedis me infrastrukturë të kufizuar
Kërkesa të fushës së ekspertizës
- Diplomë universitare e nivelit të dytë në drejtësi ose përvojë e rëndësishme pune në drejtësinë penale dhe/ose zbatimin e ligjit (kjo e fundit kërkohet për trajnimin e oficerëve të policisë korrektuese)
- Përvojë në ushtrimin e ligjit, p.sh. gjyqtarë, prokurorë, avokatë etj.
- Njohuri mbi procedurat në sallën e gjyqit dhe ligjin dhe procedurën penale
- Njohuri të standardeve dhe instrumenteve të procedurave ligjore ndërkombëtare
- Aftësi të demonstruara organizative, analitike, komunikuese dhe ndërpersonale
Përvoja:
Minimumi 6 vjet përvojë profesionale të larmishme dhe progresive, duke përfshirë të paktën 3 vjet në nivel menaxhues.
E detyrueshme:
- Përvoja përkatëse dhe progresive e reformës ligjore;
- Përvojë e dëshmuar në menaxhim dhe mbikëqyrje, duke përfshirë zhvillimin dhe menaxhimin e projektit
- Rrjedhshmëri profesionale e gjuhës angleze me aftësi të shkëlqyera komunikimi (me gojë dhe me shkrim); rrjedhshmëria profesionale e gjuhës ruse do të ishte një avantazh;
- Vetëdija dhe ndjeshmëria gjinore e demonstruar dhe aftësia për të integruar perspektivën gjinore në detyra dhe aktivitete;
- Aftësi dhe gatishmëri për të punuar si anëtar i ekipit, me njerëz me prejardhje të ndryshme kulturore dhe fetare, gjini të ndryshme dhe pikëpamje të ndryshme politike, duke ruajtur paanshmërinë dhe objektivitetin;
- Njohuri kompjuterike me përvojë praktike në përdorimin e aplikacioneve të Microsoft.
Të preferueshme:
- Njohuri të mira të situatës politike rajonale dhe sistemit juridik të zonës së misionit;
- Përvoja e mëparshme ndërkombëtare e punës dhe/ose përvoja në misione në terren, mundësisht në Evropën Juglindore;
- Përvoja e mëparshme rajonale si gjyqtar apo prokuror do të ishte avantazh
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Drejton Departamentin, duke marrë përgjegjësinë për të gjitha aspektet e personelit dhe administrimit;
- Zhvillon, koordinon dhe monitoron zbatimin e projekteve të OSBE-së në fushën e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut;
- Ofron këshilla dhe analiza për çështjet e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut, bazuar në njohuritë e ligjeve, praktikave dhe aktorëve kryesorë në këtë sektor, duke siguruar përputhshmëri me standardet përkatëse ndërkombëtare;
- Ofron këshilla ligjore për Shefin e Prezencës dhe personelin, për çështje që kanë të bëjnë me rregullat dhe rregulloret e OSBE-së, si dhe të drejtën ndërkombëtare;
- Kryen detyra të tjera të caktuara.
Afati i aplikimit: 6 Dhjetor 2021