PunësimOSBE Shqipëri: Thirrje për Aplikim

October 18, 20210

Prezenca e OSBE-së në Tiranë, Shqipëri po kërkon një Zyrtar Kombëtar Projekti (ZKP)

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Zbatimi i projektit SALW ExB, përmes të gjitha hapave të ciklit të projektit, në përputhje me programimin e OSBE-së, standardet e buxhetimit dhe menaxhimit të projektit duke përfshirë:
  • Menaxhimin ditor të projektit (ciklit), p.sh. planifikim, zbatim duke përfshirë monitorimin dhe kontrollin në lidhje me buxhetin, burimet njerëzore dhe administratën
  • Ekzekutimi i zbatimit të buxhetit të projektit, hartimi i raporteve të brendshme dhe të jashtme
  • Shfrytëzimi i buxhetit duke përdorur platformën iProcurment (ORACLE)
  • Monitorim/kontroll që plani operacional do të realizohet duke respektuar afatin kohor trevjeçar
  • Koordinon procesin e zbatimit të gjithsej 4 aktiviteteve me 15 nën aktivitete
  • Mbështet menaxhimin të rrezikut, ofron këshillim me zgjidhje të përshtatshme ndaj rreziqeve të reja
  • Ndihmon në procesin e përzgjedhjes dhe mbikqyrjes së konsulentëve dhe shitësve
  • Menaxhim i drejtpërdrejtë i aktiviteteve, të cilat mund të përfshijnë grupe pune, seminare, trajnime, udhëtime studimore, botime dhe të tjera
  • Ndihmon në zhvillimin e planeve operacionale për aktivitetet, në mbikëqyrjen e përditshme dhe kryerjen e aktiviteteve të projektit
  • Ofron mbështetje  lidhur me buxhetin: mban një pasqyrë të shpenzimeve të projektit për të përfshirë monitorimin dhe kontrollin e fondeve të buxhetit të projektit gjatë zbatimit të projektit
  • Përgatit raporteve financiare sipas kërkesave të raportimit të projektit tek donatorët
  • Koordinon aktiviteteve me grupet e interesit dhe përfituesit (lidhja me partnerët kryesorë në Qeveri, organizatat dhe agjencitë ndërkombëtare, ekspertët ndërkombëtarë dhe vendorë si dhe institucionet e OSBE -së)
  • Ofron asistencë në ngritjen e fondeve në rast nevoje

Kualifikimet e Nevojshme

  • Diplomë universitare në administrim biznesi/ administratë publike, menaxhim, juridik, shkenca sociale, studime sigurie
  • Të paktën 5 vjet eksperiencë pune me menaxhimin e projekteve (e detyrueshme), mundësisht me organizata ndërkombëtare
  • Aftësi në paketat e Microsoft Office (power point, word, excel), mundësisht përvojë me aplikacionet e ORACLE, Sistemin e Aplikimit të Menaxhimit të Burimeve të Integruara
  • Aftësi të shkëlqyera planifikuese, hartuese, analitike dhe organizative
  • Përgjegjësi e lartë profesionale, angazhim, përvojë dhe mirëkuptim në ndërtimin e marrëdhënieve dhe nxitjen e koordinimit mes palëve të interesuara
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi me gojë dhe me shkrim në anglisht, përfshirë aftësinë për të përgatitur dokumente prezantimi në mënyrë të thjeshtë
  • Aftësi të mira analitike dhe ndërpersonale

Afati i fundit i aplikimit: 23 Tetor 2021

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020