http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2022/07/1-3.png

Ju folët (me klikime) dhe ne ju dëgjuam!

Taksat nuk ua ulim dot (akoma), por me punën ama ju ndihmojmë!

Kontrata e punës është një nga dokumentet më të klikuara te Legit.

Duke qenë se ditën e djeshme jemi bërë zyrtarisht 300 Legit-sa, dhe sot është #DitaEDhurimit (#Giveaway), kemi vendosur që për të gjithë regjistruesit e rinj dhe ata ekzistues të ofrojmë #FALAS, e gjatë gjithë muajit Korrik 2022, gjenerimin e të gjithë Paketës së Punësimit – #PALIMIT, e cila momentalisht përfshin:

  • Kontratën Individuale të Punës
  • Letrën e Autorizimit
  • Letrën e Kërkesës së Lejes
  • Letrën e Dorëheqjes

Le të themi se çfarëdo vendim punësimi që ju do merrni gjatë këtij muaji, Legit e keni si zgjidhjen tuaj!

Do të punësoni staf të ri, qoftë dhe praktikantë vere? Përpilo në 5 minuta Kontratën e Punës!

Do të marrësh ca ditë leje? Nuk ka rëndësi kur i merr! Për më pak se 5 minuta gjeneroje kërkesën te Legit!

Do të autorizosh dikë të kryejë veprime në emrin tënd ndërkohë që je me pushime? Duhet realisht 2 minuta të gjenerosh një Letër Autorizimi te Legit! 

Ke vendosur të heqësh dorë fare nga puna dhe të shkosh me kohë të plotë me pushime apo të ndjekësh një projekt pasioni? Krijo te Legit letrën e dorëheqjes!

Ne të urojmë shumë suksese në çdo nismë që ke ndërmend të marrësh!

Thuaji edhe një shoku dhe na falendero më vonë!

#Legitimoje verën tënde!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020