Në ditën e parë zyrtare të punës për këtë vit është e pamundur të mos jesh duke diskutuar midis kolegësh se “pritet të ketë rritje të pagës minimale”.
Çfarë ka ndodhur?
Në kuadër të Paketës Fiskale 2022 janë ndryshuar këto ligje:
- Ligji Nr. 113/2021, Për një ndryshim në Ligjin Nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar
- Ligji Nr. 111/2021, Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar
- Ligj Nr 114/2021, Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin Nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar
- Ligj Nr. 112/2021, Për disa shtesa në ligjin Nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar
Baza e pa tatueshme nuk është më 30.000 Lekë, por 40.000 Lekë.
Tatimi mbi të ardhurat personale nga punësimi
- Tatimpaguesit me të ardhura deri në 40.000 Lekë nuk do të paguajnë tatim mbi të ardhurat.
- Tatimpaguesit me të ardhura nga 40.001 Lekë deri në 50.000 Lekë, do të paguajnë tatim mbi të ardhurat vetëm mbi shumën 30 001 Lekë, që do të llogaritet 50% * 13% e shumës mbi 30.000 Lekë.
- Tatimpaguesit me të ardhura më tepër se 50.001 Lekë nuk do të tatohen për të ardhurat deri 30.000 Lekë.
Norma tatimore prej 13% do të llogaritet vetëm mbi fashën 30.001 Lekë – 200.000 Lekë, ndërsa për të ardhurat më shumë se 20.001, norma tatimore do të llogaritet 22.100 Lekë + 23% e shumës mbi 200.000 Lekë.
Pra, tatimi prej 13% është përgjysmuar për për tatimpaguesit me të ardhura nga 40,001 Lekë/muaj deri në 50,000 Lekë/muaj. Ndërsa tatimi 23% do të aplikohet në pagat mbi 200.000 Lekë/muaj.
Për shembull
Jani e ka pagën 45.000 Lekë në muaj.
Prej korrikut, norma tatimore do t’i llogaritet kështu:
Paga | E ardhura e tatueshme në lekë/muaj | Norma tatimore në
përqindje/mujore |
Tatimi mbi të ardhurat | Vlera |
45 000 | 0 – 30 000
30 001 – 45 000 |
0 %
50% * 13% e shumës mbi 30 000 |
0 lekë
50%*13%*15 000 |
975 lekë |
Ligji Nr. 113/2021 Për një ndryshim në Ligjin Nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar do t’i shtrijë efektet duke filluar nga data 1 korrik 2022.
Deri atëhere, na ndiq për përditësime të tjera ligjore duke u abonuar këtu.