Partners Albania po kërkon një një Menaxher Projekti.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Të monitorojë kuadrin ligjor që rregullon sektorin e OJF-ve në vend, të kryejë kërkime ligjore, të përgatisë analizat përkatëse ligjore për të identifikuar ndikimin e ndryshimeve ligjore në këtë sektor dhe të japë rekomandime për përmirësime ligjore;
- Përgatit dokumentacion politikash, raporte monitorimi, opinione ligjore, përmbledhje etj; që reflektojnë përpjekjet e organizatës për advokim;
- Ofron ndihmë ligjore ndaj OJF-ve për çështje të zhvillimit organizativ, por pa u kufizuar në, detyrimet e OJF-ve për t’u regjistruar dhe raportuar sipas kuadrit ligjor që rregullon funksionimin e OJF-ve, duke përfshirë raportimin në institucionet shtetërore për qëllime tatimore dhe luftën kundër pastrimit të parave;
- Të ofrojë trajnime dhe trajnime individuale për çështjet ligjore të lartpërmendura;
- Kontribuon si pjesë e ekipit në mbështetjen dhe zgjerimin e fushës programore të Mjedisit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm të Shoqërisë Civile (EESDCS);
- Kryen detyra të tjera të lidhura me pozicionin, sipas nevojës.
Kualifikimet
- Diplomë masteri në drejtësi, ose ekuivalente me të;
- Përvojë e mëparshme profesionale, në çështjet që lidhen me funksionimin dhe raportimin e OJF-ve;
- Preferohet të paktën 3 vjet përvojë pune të mëparshme në menaxhimin e projekteve në OJF;
- Kuptim shumë i mirë i kuadrit ligjor kombëtar dhe strukturës institucionale dhe autoriteteve përgjegjëse për mbikëqyrjen, monitorimin dhe hetimin e OJF-ve;
- Aftësi të forta komunikimi dhe rrjetëzimi;
- Aftësi të mira organizative dhe analitike, duke përfshirë vëmendjen ndaj detajeve dhe aftësi për të kryer shumë detyra;
- Të ketë aftësi shumë të mira për të punuar në një mjedis pune me ritme të shpejta;
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe angleze, të folur dhe të shkruar.
Procedura e aplikimit
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke paraqitur:
- Letër interesi që tregon interesin dhe motivimin tuaj;
- Një CV (formati i BE-së) dhe kopje të dokumenteve që mbështesin përvojën akademike dhe/ose profesionale;
- Ese të shkurtër të përvojës profesionale dhe se si ajo lidhet me pozicionin që po aplikoni (deri në 500 fjalë);
- Tre letra referimi;
- Çdo dokument tjetër plotësues.
Ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj të plotë, me titull “Aplikim për Menaxher Projekti” në adresën ktavani@partnersalbania.org, jo më vonë se data 30 janar 2022.
Për më shumë informacion ju lutemi vizitoni këtë link.