BloguBurime LigjoreKontratat & TransaksionetPavlefshmëria e Kontratave dhe Veprimeve Juridike

September 7, 20220
http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2022/09/KONTRATAT-1.png

Ekzistojnë 2 (dy) lloje pavlefshmërish: pavlefshmëria absolute dhe pavlefshmëria relative e veprimeve juridike. Pavlefshmëria godet pasojën juridike të veprimit juridik. 

 

Kur janë rastet e pavlefshmërisë absolute së kontratave? 

 

Rastet e pavlefshmërisë absolutë të veprimit juridik janë kur ato:

  • vijnë në kundërshtim me një dispozitë urdhëruese të ligjit; 
  • kryhen për të mashtruar ligjin;
  • kryhen nga të mitur nën moshën 14 vjeç;
  • kryhen në marrëveshje të palëve pa pasur për qëllim që të sjellin pasoja juridike.

Shkaku ligjor është i paligjshëm kur vjen në kundërshtim me:

  1. ligjin, 
  2. rendin publik, 
  3. ose kur kontrata bëhet mjet për të shmangur zbatimin e një norme.

 

Cilat janë rastet e mundshme kur kontrata vjen në kundërshtim me ligjin? 

 

Në mënyrë që një kontratë të vijë në kundërshtim me ligjin do të thotë që palët me sjelljen e tyre kanë shkelur apo bien ndesh me:

  • një dispozitë urdhëruese të ligjit,
  • një parim apo rregull të rëndësishëm ligjor, kushtetues, që lidhet me sferën e të drejtave të njeriut, me funksionimin e drejtë të rregullave të tregut, me ndershmërinë profesionale etj, ose
  • rendin juridik

 Rendi juridik është i formuar nga ato norma të cilat në vetvete janë detyruese, e që megjithatë nuk janë të formuluara në mënyrë të qartë nga ligji, por dalin nga sistemi legjislativ, nga kodet civile dhe nga ligjet e tjera të zakonshme e mbi të gjitha nga Kushtetuta. Për rrjedhojë , kontratat dhe veprimet juridike që kanë një shkak të paligjshēm , sepse ai bie në kundërshtim me rendin publik , do të jenë veprime absolutisht të pavlefshëm .

 

Cilat janë rastet e pavlefshmërisë relative?

 

Rastet e pavlefshmërisë relative janë veprimet juridike që shpallen të pavlefshme.

Të anullueshme quhen veprimet juridike të cilat janë të vlefshme gjersa gjykata me kërkesën e të interesuarit i shpall të pavlefshme. Të tilla janë veprimet juridike të kryera nga:

  • të miturit mbi katërmbëdhjetë vjeç, kur veprimin juridik e kanë kryer pa pëlqimin e prindit ose të kujdestarit; 
  • personat, që për shkak sëmundje psikike ose zhvillimi të metë mendor u është hequr ose kufizuar zotësia për të vepruar, kur veprimin e kanë kryer pa pëlqimin e kujdestarit; 
  • personat, që në kohën e kryerjes së veprimit juridik nuk ishin të ndërgjegjshëm për rëndësinë e veprimeve të tyre, megjithëse në atë kohë nuk u ishte hequr zotësia për të vepruar; 
  • personi që ka kryer veprimin juridik duke qënë i mashtruar, i kanosur, në lajthim ose për shkak të nevojës së madhe. Anulimi i këtyre veprimeve mund të kërkohet edhe pas vdekjes së personit përkatës, por vetëm kur para vdekjes është kërkuar heqja e zotësisë së tij për të vepruar. 

 

Çfarë ështe veprimi juridik absolutisht i pavlefshëm që konsiderohet nul?

 

Një veprim juridik absolutisht i pavlefshëm, që konsiderohet nul që në momentin e kryerjes se tij, konsiderohet se nuk ka ekzistuar kurrë. I vihet një shenjë barazimi veprimit juridik të pavlefshëm me atë inekzistent për shkak të mungesës në të dy rastet të pasojave juridike. 

Veprimet juridike absolutisht të pavlefshme janë të paafta për të sjellë pasojat e dëshiruara nga palët, por mund të sjellin pasoja të tjera jashtë synimeve të palëve, pasoja që vijnë për shkak të ligjit. Pavlefshmërisë absolute vjen si rezultat i drejtpërdrejtë i ligjit. Nuk kërkohet prej palës të shpenzojë asnjë lloj energjie për të vënë në lëvizje gjykatën. 

 

A mund të riparohet veprimi juridik në të ardhmen?

 

Një veprim juridik nul nuk mund të riparohet në të ardhmen as me vullnetin e palëve dhe as me vendim të gjykatës kompetente. Pra, pavlefshmëria absolute është një gjendje që nuk mund të ndreqet dhe nëse palët do të tentojnë ta ndreqin një veprim të tillë duke riparuar defektet që sjellin pavlefshmëri, atëherë do të jemi para një veprimi të ri juridik në qoftë se ky i fundit përmbush kushtet për të qënë i tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020