Komuna e Prizrenit shpall konkursin për pozicionin Përfaqësues/e Ligjor/e i/e Komunës.
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Ndërmerr të gjitha veprimet procedurale për mbrojtjen e interesit pasuror dhe juridik të Komunës në përputhje me përgjegjësitë e përcaktuara me ligj
- Është përfaqësues juridik i Komunës nga rrethi i përgjegjësive të cilat janë të përcaktuara me legjislacionin në fuqi
- Kryen punë sipas kompetencave ligjore të përfaqësimit të institucioneve publike
- Kryen edhe punë të tjera në bazë të kërkesave të Kryetarit të Komunës
Kërkesat e përgjithshme për pranim
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij
Kërkesat e përgjithshme formale
- Bachelor dhe Master në Ligj
- Të ketë dhënë provimin e Jurispodencës
- Të ketë të paktën dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet konkursi
Kërkesat të nevojshme
- Njohuri të thellë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike
- Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit
- Njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike
- Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës
- Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale
- Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar
Mënyra e aplikimit
Përmes portalit për rekrutim elektronik https://konkursi.rks-gov.net
Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
- Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
- Kopjet e dëshmisë së punësimit
- Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
Afati i fundit i Aplikimit: 15.09.2021