BlogBloguBurime LigjoreKontratat & TransaksionetNdërrmarrësi & TregtiPo Themelon një Shoqëri Tregtare? Të duhet një Statut!

November 13, 20220
http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2022/11/Po-Themelon-Shoqeri-Tregtare-Harto-ne-5-minuta-Statutin-te-Legit.png
Çfarë është Statuti i një shoqërie tregtare? 

Statuti është akti më i rëndësishëm për themelimin e një personi juridik si shoqëri tregtare. Legjislacioni që rregullon veprimtarinë e shoqërive tregtare në vend, parashikon se themeluesit e rinj duhet ta regjistrojnë biznesin e tyre me anë të një statuti të shkruar.

Çfarë përmban një Statut?

 

  • Emrin e shoqërisë
  • Formën e organizimit
  • Datën e themelimit
  • Të dhënat identifikuese të themeluesve
  • Selinë (zyrat qëndrore)
  • Objektin e veprimtarisë së shoqërisë, nëse është i përcaktuar
  • Kohëzgjatjen e veprimtarisë së shoqërisë
  • Të dhënat identifikuese të personave përgjegjës për administrimin dhe përfaqësimin e shoqërisë në lidhje me të tretët, kompetencat e përfaqësimit, si dhe kushtet e emërimit të tyre
  • Ekzemplarët e nënshkrimeve (nënshkrimet) të personave që përfaqësojnë shoqërinë përpara të tretëve
  • Njoftimin e vlerës së kapitalit themeltar të nënshkruar
  • Numrin e pjesëve të kapitalit themeltar të nënshkruar
  • Vlerën nominale të secilës pjesë
  • Pjesëmarrjen në kapital
  • Vlerën dhe llojin e kontributit të secilit ortak
  • Informacion nëse kapitali fillestar i nënshkruar është paguar ose jo

 

Pse është i rëndësishëm statuti i shoqërisë?

 

Statuti është një dokument i shkruar që rregullon qeverisjen e shoqërisë duke parashikuar të drejtat dhe detyrimet e themeluesve, administratorëve dhe palëve të tjera të përfshira në veprimtarinë e një shoqërie. 

Për shembull: Gjergji dhe Naimi, studiues prej kohësh në diasporë, kanë vendosur të themelojnë një sh.p.k. në Shqipëri. Me ndryshimet e reja ligjore, ata e dinë se aplikimin mund ta bëjnë tërësisht online nëpërmjet potalit e-Albania, por nuk dinë si të hartojnë dokumentet e nevojshme për themelimin e shoqërisë. 

Për sigurinë e tyre dhe interesin e lexuesit, ne do ta zgjidhim në vijim të këtij blog-u këtë ‘shqetësim’.

E nisim me elementin kryesor:

Kush ka të drejtë ta hartojë statutin?

 

Statutin mund ta hartojnë:

  • Themeluesit
  • Drejtori
  • Avokati

Në varësi të formës së organizimit të një shoqërie tregtare, një avokat mund të hartojë statutet e një kompanie. Për kompanitë aksionere avokati është veçanërisht i rëndësishëm për shoqëritë aksionere (sh.a.)

  • TI te Platforma Legit

 

Statuti te Platforma Legit

 

Stauti i gjeneruar te Platforma Legit është hartuar nga avokatët tanë, në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi për statutin e një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar (sh.p.k.).

Ndërkohë që hartoni statutin, platforma do t’ju drejtojë disa pyetje  që ju duhet t’i plotësoni sipas objektivave të shoqërisë dhe nevojave tuaja të biznesit.

Platforma ju mundëson hartimin e një Statuti në 5 minuta, pa asistencën e një profesionisti të ligjit, pasi pyetjet që mund të kenë nevojë për një shpjegim ligjor do t’ju shfaqen me një koment të shkurtër udhëzues.

 

Gjenerimi i Statutit bëhet në pak minuta, duke ndjekur këto hapa:

 

  1. Regjistrohu në Platformë si Përdorues
  2. Harto Statutin
  3. Shkarko Statutin

Ne të këshillojmë të kesh me vete një mjet identifikimi (nëse je themlues i vetëm), ose mjete identifikimi të të gjithë themeluesve, nëse jeni më shumë se një ortak.

Lexohemi herën tjetër!

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020