Çfarë është Statuti i një shoqërie tregtare?
Statuti është akti më i rëndësishëm për themelimin e një personi juridik si shoqëri tregtare. Legjislacioni që rregullon veprimtarinë e shoqërive tregtare në vend, parashikon se themeluesit e rinj duhet ta regjistrojnë biznesin e tyre me anë të një statuti të shkruar.
Çfarë përmban një Statut?
- Emrin e shoqërisë
- Formën e organizimit
- Datën e themelimit
- Të dhënat identifikuese të themeluesve
- Selinë (zyrat qëndrore)
- Objektin e veprimtarisë së shoqërisë, nëse është i përcaktuar
- Kohëzgjatjen e veprimtarisë së shoqërisë
- Të dhënat identifikuese të personave përgjegjës për administrimin dhe përfaqësimin e shoqërisë në lidhje me të tretët, kompetencat e përfaqësimit, si dhe kushtet e emërimit të tyre
- Ekzemplarët e nënshkrimeve (nënshkrimet) të personave që përfaqësojnë shoqërinë përpara të tretëve
- Njoftimin e vlerës së kapitalit themeltar të nënshkruar
- Numrin e pjesëve të kapitalit themeltar të nënshkruar
- Vlerën nominale të secilës pjesë
- Pjesëmarrjen në kapital
- Vlerën dhe llojin e kontributit të secilit ortak
- Informacion nëse kapitali fillestar i nënshkruar është paguar ose jo
Pse është i rëndësishëm statuti i shoqërisë?
Statuti është një dokument i shkruar që rregullon qeverisjen e shoqërisë duke parashikuar të drejtat dhe detyrimet e themeluesve, administratorëve dhe palëve të tjera të përfshira në veprimtarinë e një shoqërie.
Kush ka të drejtë të shkruajë statutin?
- Themeluesit
- Drejtori
- Avokati – Në varësi të formës së organizimit të një shoqërie tregtare, një avokat mund të hartojë statutet e një kompanie. Për kompanitë aksionere, avokati luan një rol veçanërisht të rëndësishëm për to.
- TI te Platforma Legit
Statuti te Platforma Legit
Stauti i gjeneruar te Platforma Legit është hartuar nga avokatët tanë, në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi për statutin e një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar (sh.p.k.).
Ndërkohë që hartoni statutin, platforma do t’ju drejtojë disa pyetje që ju duhet t’i plotësoni sipas objektivave të shoqërisë dhe nevojave tuaja të biznesit.
Platforma ju mundëson hartimin e një Statuti në 5 minuta, pa asistencën e një profesionisti të ligjit, pasi pyetjet që mund të kenë nevojë për një shpjegim ligjor do t’ju shfaqen me një koment të shkurtër udhëzues.
Gjenerimi i Statutit bëhet në pak minuta, duke ndjekur këto hapa:
- Regjistrohu në Platformë si Përdorues
- Harto Statutin
- Shkarko Statutin
Ne të këshillojmë të kesh me vete një mjet identifikimi (nëse je themlues i vetëm), ose mjete identifikimi të të gjithë themeluesve.