Gjykata e Apelit e Republikës së Kosovës shpall Konkursin për Praktikantë pranë Gjykatës.
Përshkrimi i detyrave të punës:
- Ndihmon zyrën e administratës në organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si dhe menaxhimin e tyre në përgjithësi
- Vepron në mbikëqyrjen e drejtpërsëdrejti të kryetarit të Gjykatës dhe nën mbikëqyrjen e përgjithshme të administratorit të Gjykatës
- Ndihmon gjyqtarët në punë që kanë të bëjnë me futjen e lëndëve në dosje
- Ndihmon në punën e zyrave të ndryshme në Gjykatë, duke përfshirë regjistrimin, gjykimet etj
- Kryen edhe punë tjera sipas nevojës
Kualifikimet:
- Bachelor në Juridik ose Mastër
- Njohuri të procedurave gjyqësore
- Aftësi për kryerjen e hulumtimeve gjyqësore (juridike)
- Njohuri të mjaftueshme ligjore
- Aftësi të shkëlqyeshme në përpilimin me shkrim të drafteve juridike, duke përfshirë aftësinë në përpilimin e dokumenteve ligjore, si dhe shkathtësi komunikimi në të folur
Dokumentet e nevojshëm për konkurrim:
- Kopja e diplomës për shkollën e kryer
- Specializimet e ndryshme profesionale
- Certifikata të tjera
- Dy rekomandime etj
Formatin e aplikimit mund t’a aksesoni në këtë link.
Formë tjetër aksesimi: Mund t’a merrni dhe dorëzoni në Gjykatën e Apelit të Kosovës-Pallati i Drejtësisë , objekti B- Lagjja “Prishtina e Re”, Rr.:” Nekibe Kelmendi”
Dorëzimi i aplikimeve mund te bëhet edhe përmes postes.
Për informata të hollësishme mund të kontaktoni në tel: 038/200-17-540
Afati i fundit i Aplikimit: 22.09.2021