Në janarin që lamë pas “Do rritet rroga” ishte si refren në mjediset e punës.
Po në krye të vitit, ne në Legit kemi shkruar se “Prej korrikut 2022 baza tatimore do të ndryshojë” duke lënë të nënkuptuar një postim të dedikuar ndryshimeve të pagës bazë minimale dhe normës tatimore në atë muaj.
Vetëm se Këshilli i Ministrave na i ndryshoi planet të gjithëve: ne – me këtë postim, ju – si lexues, punëmarrësve dhe punëdhënësve – si palë të interesuara, dhe Janit – personazhit që përdorëm si shembull në postimin e kaluar në blog.
Çfarë u ndryshua në mbledhjen e Këshillit të Ministrave?
Në 12 mars 2022 u ndryshuan paga bazë minimale dhe norma tatimore. Ndryshimet e miratuara do t’i shtrijnë efektet financiare nga data 1 prill 2022.
Pra u rrit rroga? Po, nga muaji tjetër. Prej 1 Prilli! Jo, nuk besojmë të jetë gënjeshtër! 🙂
Ndryshimet në Pagën Minimale
Këshilli i Ministrave me Vendimin Nr. 158, datë 12.3.2022 “Për Përcaktimin e Pagës Minimale në Shkallë Vendi” vendosi:
- Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 32 000 (tridhjetë e dy mijë) lekë.
- Paga bazë minimale mujore jepet për 174 (njëqind e shtatëdhjetë e katër) orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.
- Paga bazë minimale orare të jetë 183,9 (njëqind e tetëdhjetë e tre presje nëntë) lekë.
Ndryshimet në Bazën Tatimore
Këshilli i Ministrave me Aktin Normativ Nr. 4, datë 12.3.2022 “Për Një Ndryshim Në Ligjin Nr. 113/2021, “Për Një Ndryshim Në Ligjin Nr. 8438, Datë 28.12.1998, “Për Tatimin Mbi të Ardhurat”, të Ndryshuar” vendosi:
- Tatimpaguesit me të ardhura deri në 40.000 Lekë nuk do të paguajnë tatim mbi të ardhurat.
- Tatimpaguesit me të ardhura nga 40.001 Lekë deri në 50.000 Lekë, do të paguajnë tatim mbi të ardhurat vetëm mbi shumën 30 001 Lekë, që do të llogaritet 50% * 13% e shumës mbi 30.000 Lekë.
- Tatimpaguesit me të ardhura më tepër se 50.001 Lekë nuk do të tatohen për të ardhurat deri 30.000 Lekë.
- Norma tatimore prej 13% do të llogaritet vetëm mbi fashën 30.001 Lekë – 200.000 Lekë, ndërsa për të ardhurat më shumë se 20.001 Lekë, norma tatimore do të llogaritet 22.100 Lekë + 23% e shumës mbi 200.000 Lekë.
Pra, tatimi prej 13% është përgjysmuar për për tatimpaguesit me të ardhura nga 40,001 Lekë/muaj deri në 50,000 Lekë/muaj. Ndërsa tatimi 23% do të aplikohet në pagat mbi 200.000 Lekë/muaj.
Në tabelën më poshtë reflektohen ndryshimet e bazës tatimore, që hyjnë në fuqi prej datës 1 prill 2022.
E ardhura nga paga në lekë/muaj | E ardhura e tatueshme në lekë/muaj | Norma tatimore në përqindje/mujore | |||||||||||||||||
|
|
||||||||||||||||||
|
|
|
Tabela për tatimin mbi të ardhurat personale nga punësimi
Bashkë do të lexohemi në postimin e rradhës, kur Janit t’i kërkohet të punojë në ditë feste zyrtare, me rrogën e rritur dhe bazën tatimore të ndryshuar.
Deri atëherë, mund të na ndjekësh në rrjetet tona sociale:
E fundit, por jo për nga rëndësia: Mos harro të Regjistrohesh më poshtë për t’u njoftuar për çdo produkt dhe shërbim #legit!